• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjokutaj: Sipas SPAK, Berisha ose s’duhej të shkonte në zyrë, ose të linte fëmijët pa martuar

by A R
25/10/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i ish-Kryeministrit Sali Berisha përsa i përket çështjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, thotë se vendimi i SPAK për masat shtrënguese “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” ndaj Berishës është antikushtetues.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, avokati Gjokutaj thotë se sipas akuzave të SPAK, “Berisha ose s’duhej të shkonte në zyrë, ose të linte fëmijët pa martuar”, teksa shprehet se Prokuroria e Posaçme pretendon se Berisha ka përshtatur ligjet dhe aktet sipas interesit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Genc Gjokutaj: SPAK në marrjen e 2 masave shtrënguese, që për mua është e kundraligjshme. Thelbi i kësaj çështje është që Berisha i qëndron kësaj pike sepse një proces antikushtetues dhe i parregullt nuk mund të çojë në një vendim të ligjshëm. Ai nuk mund të shopqërohet forcërisht. Ky është ekzekutimi. Nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot ka qenë seanca për verifikimin e kësaj mase. Sot nga ana e Berishës është bërë kallëzim për gjyqtaren Irena Gjoka. Sali Berishës i është cënuar liria. SPAK duhet të ishte drejtuar në Parlament. Edhe heqja dhe kufizimi janë cënimi i lirisë, principi është që deputeti nuk mund ta heqë vetë imunitetin e tij.

Blendi Fevziu: Ju, a u njohët me akuzën?

Genc Gjokutaj: Nuk ka akuzë, ai është person nën hetim për “korrupsion pasiv”.

Blendi Fevziu: Si bëhet lidhja mes Berishës dhe çështjes Partizani?

Genc Gjokutaj: Këtu ka difekte madhore, është marrë Malltezi me cilësinë e një zyrtari të lartë. Të provohet se ku është pastrimi i produkteve. Ata kanë regjistuar për “korrupsion pasiv”. Kjo vepër penale duhet të provohet.

Blendi Fevziu: Cila është akuza kryesore për Berishën sipas SPAK?

Genc Gjokutaj: Ata e kanë regjistruar për “korrupsion pasiv” dhe i thotë që sipas akuzës, ta themi popullorshe, Berisha ose s’duhej të shkonte në zyrë, ose të linte fëmijët pa martuar, sepse thotë që ky ka përshtatur ligjet dhe aktet sipas interesit të Jamarbër Malltezit që po merrej me kompleksin “Partizani”.

/a.r

Next Post
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Sal Berisha nuk ka më tarracë as për helikopterin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In