ftuar sonte në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv është avokati Genc Gjokutaj, i njohur si prokurori i çështjes Nano dhe avokati i Bashës. Avokati i njohur ka komentuar çështjen Tahiri pas nisjes së hetimeve nga prokuroria shqiptare pas publikimit të përgjimeve nga Italia.
Sipas Gjokutaj rasti që referon prokuroria është më i rëndi në këto 27 vite referuar akuzave për Tahirin, por sipas tij Komisioni i Mandateve e zvarriti çështjen. Sipas kërkesa e avokatit të ish-ministrit për të përgatitur mbrojtjen nuk ishte e drejtë sepse mbrojtja, thekson Gjokutaj, bëhet në gjykatë, ndërsa shton se duke marrë parasysh faktin se Tahiri është ish-ministër i brendshëm krijon dyshimin se në mbrojtje të vetes ai mund të ndërhyjë te policia për të dekonspiruar personat në hetim.
“Komisioni e zvarriti ç’është e vërteta. Kërkesa e prokurorisë është paraqitur një ditë përpara, të nesërmen u çel gjykata aty avokati kërkojë përgatitjen e mbrojtjes, por kjo bëhet në gjyq. Se nëse provat shqyrtohen aty çfarë do të shqyrtojë gjykata. Këtu është shkelur ndarja pushteteve. Janë disa elementë. Avokati kërkoi kohë për mbrojtje, por mbrojtja është institutt nuk ka akuzë. Është sikur një person ti thotë doktorit nuk ke për ta futur në operacion se ky nuk është i sëmurë. E njëjta gjë ndodh dhe me gjykatën, vetëm ajo e vlerëson provën. Sot e kësaj dite janë dhjetëra person anë përgjim cilësia e personit si ministër i brendshëm krijon dyshimin se në mbrojtje të vetes ai mund të ndërhyjë te policia për të dekonspiruar personat në hetim.”, tha Gjokutaj.
Duke u ndalur në çështjen e Fatos Nanos, Gjokutaj tha se kjo është “një dallëndyshe e korrupsionit”, por sipas tij nuk ka ngjashmëri me “Tahrin”.
I pyetur nëse ka ndjerë presion politik, referuar edhe komenteve të asaj kohe se prokurori i vërtetë i çështjes ishte Berisha, Gjokutaj u shpreh se ka komunikuar me Berishën shkresërisht, pasi ai i ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen.
“Nano ankohej për çdo gjë. Në bazë të këtyre kërkesave që kanë qenë mikse kemi komunikuar me Berishën shkresërisht. Ai ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen. Nuk e dimë a e ka dashur për vete apo për takimet me ekspertë të huaj. Atëherë ka qenë një trysni shumë e madhe. Çështje të këtyre përmasave as nuk ishin dëgjuar. Nano veç se zyrtarë ishte kryeministër dhe kryetarë i opozitës gjë e cila i dha të drejtë socialistëve ta trajtojnë si izolim për motive politike.”, u shpreh Gjokutaj.
Intervista e plotë:
Si jurist si e shikoni dosjen Tahiri?
Më lejoni të them që dosja “Tahiri” ka ardhur në opinionin publik në tre plane, politik, mediatik dhe ligjorë. Siç është bërë me dije rasti i cili referon prokuroria është rasti më i rëndë në 27 vite referuar akuzave ku një ish ministër akuzohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe pjesëmarrës në grupin kriminal.
Prokurori a ka paraqitur një kërkesë e cila nuk ka arritur të finalizohet. Prokuroria ka kërkuar arrestim kontroll banese dhe personal sa e drejtë është kjo kërkesë e prokurorisë? Komisioni i mandateve nuk është filtër procedural. Jemi në një rast tipik ku prokuroria është paraqitur mbi bazë të një çështje. Prokuroria është e lirë të vazhdojë të hetojë Tahirin ta dërgojë në gjyq por kjo kërkon tjetër gjë. Dua thotë ta arrestoj, ti kontrolloj banesën dhe kontroll persona.
Komisioni e zvarriti ç’është e vërteta. Kërkesa e prokurorisë është paraqitur një ditë përpara, të nesërmen u çel gjykata aty avokati kërkojë përgatitjen e mbrojtjes, por kjo bëhet në gjyq. Se nëse provat shqyrtohen aty çfarë do të shqyrtojë gjykata. Këtu është shkelur ndarja pushteteve. Janë disa elementë.
Avokati kërkoi kohë për mbrojtje, por mbrojtja është institutt nuk ka akuzë. Është sikur një person ti thotë doktorit nuk ke për ta futur në operacion se ky nuk është i sëmurë. E njëjta gjë ndodh dhe me gjykatën, vetëm ajo e vlerëson provën. Sot e kësaj dite janë dhjetëra person anë përgjim cilësia e personit si ministër i brendshëm krijon dyshimin se në mbrojtje të vetes ai mund të ndërhyjë te policia për të dekonspiruar personat në hetim. Prokurori përgjigjet nuk i jep direkt por në fund të hitimeve. Për këtë ata kanë kërkuar arrestimin që të minimizojnë ndërhyrjen e personit në hetim ndaj personave të tjerë.
Të qëndrojmë tek precedentë. Që nga paraqitja e kërkesës deri tek heqja e mandatit kanë kaluar 48 orë, në rastin e Bashës vazhdoi 2 muaj dhe Basha vazhdoi të ishte ministër.
Rasti nuk i ngjan rastit. Në rastin e Bashës nuk u kërkua as kontroll banese as arrest. Arresti e bëjnë emergjente që të ecë shpejt. Rasti i Bashës nuk ka qenë kështu, nuk ka pas elementë të tillë. Në rastin konkret duhej të mblidhet parlamenti urgjentisht dhe jo të ndërhysh pas 8 ditësh.Kjo pjesë është bërë një pakt mes Berishës dhe Ramës për imunitetin, që ne kemi në drejtë ta ndalojmë. Ky është një precedenti i rrëzikshëm, politika ka bërtitur e madhe. Hera e para që prokuroria vajti dhe kërkoj arrestimin .
Provat atje përmenden, ndarja e pushteteve në këtë konsiston të respektohet ndarja dhe hetimi ndërkohë po vijon nga organet kompetente. Provat janë në sinkron njëra me tjetrën dhe duhet dhënë autorizimi, tashi ky njeri ka elemetë fajësimi apo jo elementë fajësimi. Gjykata merr të gjithë fashikullin nga prokuroria dhe i thotë provoje tani fajësinë apo pafajësinë.
Zoti Tahiri po hetohet, ka mundësinë që prokuroria të vijojë hetimet dhe të paraqitet përsëri në Këshillin e Mandateve?
Masa e sigurisë nuk të zgjidh fajësinë, por siguron që provat të mos prishen apo kundërshtari të indimedohet. Njeriu që ka një problem të tillë ai kërkon natyrshëm që të kërkojnë që të shpëtojë dhe do të mbrohet. Janë duke u përgjuar njerëzit , ndërkohë dhe nga komisioni i Mandateve dolën prova të cilat ndikuan në procesin e mbajtjes se fshehtë të provave.Ne duhet të jemi serioz para ligjit dhe në mënyrën se si veprojmë me ndarjen e pushtetit , duhet të ishte dhënë shembulli dhe përballë vetingut për një proces të bazuar në ligj. Imagjino arriti puna që të intimidohen për shkak të prejardhjes, ata janë një shembull dhe me integritet të plotë profesional. Këta prokurorë janë të vetëvetuar, domethënë ja kanë bërë komisionin vetes vettingut. Nuk është e lehtë të përballesh me politikën, pasi deri më sot politika ka bërë gjithçka deri më sot .
Ajo që ndodhi me Nanon a ju duket e ngjashme dosja Nano me atë të Tahirit?
Çështja e fatos Nanos është një dallëndyshe e korrupsionit. Deri në atë koh një person që vidhte po mos kapej me thes në sup nuk quhej hajdut.
Por si drejtësia shqiptare e mbylli dhe e shpalli të pafajshëm Nanon? Çështja u pushua edhe nga Italianët
Kini durimin të më dëgjoni. Çështja e Nanon u fillua për ndihmat emergjente nga Prokuroria Romës. E pushuan sepse për pjesën e tyre e kishin zbatuar ligjin, pjesa shqiptare Fatos Nano është dënuar 12 vite.
Me gjyq të montuar politik tha opozita
Kjo thuhet edhe tani në 2017
Si nisi në Shqipëri kjo? Si e more ti dosjen si fillove të hetoje?
Nano doli nga burgu u bë dhe kryeministër. Ironia e fatit është që ka qenë Zef Brozi i vetmi që i mbushi mendjen parlamentit që ti hiqnin imunitetin Nanos. Ai ka bërë kërkesë për mbrojtje ligjshmërie. Në rigjykim të çështjes, duke dhënë dorëheqjen dy gjyqtarë kanë gjetur zgjidhjen që prokurori të heqë akuzën. Prokurori nuk mund të tërheqë akuzën në rigjykim. Kjo është pafajësia e Nanon.
Ti si prokuror nga e more indicien?
Me Nanon problemi është që të gjithë dëshmitarët e kanë fajësuar në mënyrën më të ashpër të mundur.
Kush ka deponuar kundër tij?
Ai ka pasur akuzën e vjedhjes dh falsifikimit të dokumenteve. Dëshmitarët kanë qenë të shumtë. Ka qenë zinxhiri i kryeministrisë. Ajdin Sajdia ka qenë këshilltarë i Nanos, dhe ky ka firmosur dhe i ka dhënë dy vila pa qira. Ka ardhur drejtori juridik i kryeminstrisë, i gjithë zinxhiri i personave ku kalonte vendimi për deri në mbledhje.
Po çlidhje kishin vilat me vjedhjet?
Po ka pas dy akuza. Kjo e falsifikimit doli rrugës. Në çështjen e vjedhjes kanë dëshmuar të shumtë dhe ka qenë katërciprisht e provuar.
Por që ta akuzosh për vjedhje duhet i gjesh mallin e vjedhur
Rezultonte që me parat e akorduara nga italianët mund të blihej 20-fishi i ndihmave që u blenë. Nga gjithë kjo veprimtari ekonomike 9 apo 10 milion dollarë kanë firuar. Ka qenë përgjegjësi e drejtë-për drejtë e zotërisë.
Thonin që prokurori i vërtetë ka qenë Berisha jo ju, a keni pasur presion?
Shiko Nano ankohej për çdo gjë. Berisha përveç se ishte president ishte dhe kryetar i Këshillit të Lartë të drejtësisë, dhe të gjitha kërkesat i shkon atij. Pastaj të gjitha ankesat na kalonin ne. Avokati i Nanon ka bërë një gabim ka ndjekur një rrugë të rekomanduar gabim sepse ai i shkëputi marrëdhëniet me trupin gjykues. Ai duhet të shpjegonte. Kur shkëputi ky marrëdhëniet me trupin gjykues edhe avokatë e tij ju shkëputën çështjes.
Berisha ju ka thirru ju apo eprorin tuaj për t’iu kërkuar sqarime? Ka pasur ndikim politik?
Në bazë të këtyre kërkesave që kanë qenë mikse kemi komunikuar me Berishën shkresërisht. Ai ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen nuk e dimë a e ka dashur për vete apo për takimet me ekspertë të huaj. Atëherë ka qenë një trysni shumë e madhe. Çështje të këtyre përmasave as nuk ishin dëgjuar. Nano veç se zyrtarë ishte kryeministër dhe kryetarë i opozitës gjë e cila i dha të drejtë socialistëve ta trajtojnë si izolim për motive politike.
Berisha ju ka kërkuar shpjegime në bazë të ankesave që i bënte Nano?
Po Nano ose anëtarë të partisë së tij nuk e di.
Kur dilte Berisha thonte: hajduti Fatos Nano etj… ti intimidoheshe?
Absolutisht jo sepse ne kishim letrat. Ne hetonim çështjen.
Ju hetonit çështjen, por duhet të keni qenë shumë i ri
Unë nuk jam i plepave
Qartë, por në fillimet e karrierës njeriu edhe gabohet. Tani në distancë ndjeni që mund të keni gabuar diku ose në të tërën në tërësi?
Unë e kuptoj që procesi ka disa elementë. Konteksti ka qenë i vështirë. Ne patëm një fat që një pjesë e mirë e dokumentacionit të çështjes vinte nga Italia. Dhe kjo ka qenë një pjesë që ne kishim jo mbështetje morale por flitej për bazën e ekspertizës. Ata e shpjegonin diferencën mes fakteve dhe provave.
Çfarë roli ka pasur në këtë dosje Kontrolli i Lartë i Shtetit?
Çështja ka filluar në disa burime, kanë qenë dosje dëshmi, provat janë të shumta, provat shkresore, materiale, dëshmi, ka pasur përgjime të drejtorit italianë.
Qëndrojmë të precedentët dhe dua të rri tek Basha, çështja e Bashës nuk është gjykuar deri në fund të rrugës Durrës –Kukës.
Ka pasur raste të fabrikuara, janë vënë disa filtra procedural dhe konsistojnë në respektimin e të drejtave dhe rregullave ligjore. Vijmë tashmë tek Basha, ka qenë ministër i Jashtëm, dosja është mbajtur dy vjet. Janë ndërprerë afatet se sa herë është thirrur ka vajtur, dosja është mbajtur dy vjet dhe duhej ta përdoreshin për arsye politike këtej fushata këtej kronikën.
Ne kërkuan ndërprerje sepse, skam pse dtë bëj 3 vite gjyq ku ti duhet të tallesh.
Si ndahet se ju thoni se nuk ka përgjegjësi kolektive, por përgjegjësi personale. Sigurisht Basha ishte i pari mes të barabartëve, i cili i është dhenë një kompanie me prokurim të drejtpërdrejtë.
Të flasim pak për Reformën në Drejtësi. Në perceptimin tim një pjesë të madhe të drejtësisë e kontrollojnë djemtë e dëshmorët e popullit me target partiake si nga PS dhe nga PD, me këtë reformë largohen duart e politikës, bëhet drejtësia e pavarur?
Reforma sipas opinionit tim nuk mund të përfshijë vetëm gjykatë prokurori. Janë agjencitë e zbatimit të ligjit të cilat prodhojnë provën. Një gjyq nuk mund të lindë pa një provë shkresore. Ne kemi agjenci që lëshojnë për të njëjtin objekt dy lloj dokumentash.
Unë them sa më larg të ri politika në këtë proces dhe sa më pranë të jenë ekspertët them që do të ketë një impakt. Unë jam skeptik. Kjo punë ka nevojë për ekspertizë. Skepticizmi më ka lindur tani në Komisionin e Mandateve, kjo tregoi që politika jo vetëm që nuk do heqë dorë nga kontrolli në drejtësi por ka edhe për qëllim ta ndalë kur ajo është kryeneçe.