Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokovic, tha të premten se në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro synon të fitojë medaljen e artë, duke shtuar se gjatë garave nuk do të kalojë kohë në fshatin olimpik per te gjithe kohen, referuar BETA.
Gjokoviç në 2012, në Lojërat në Londër u mund në gjysmëfinale prej fituesit të turnut, britanikut Andy Murray, ndërsa në Lojërat në Pekin fitoi medaljen e bronzit.
Ai tha të premten se do të kalojë shumë kohë në fshatin olimpik me atletë, por nga ana tjetër kjo deri ne 5 gusht, pasi me vone do të ketë të nevojshme “hapësirën personale, privatësinë dhe trajnimin në vetmi “.
Gjithashtu, edhe Murray gjatë Lojrave në Rio s’do të jetë në Fshatin Olimpik, edhe pse do të jetë me përfaqësuesen e Britanisë së Madhe.
Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro do të mbahen nga 5 deri në 21 gusht. (b.an)