• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjobë për thyerje të masave anti-COVID/ Meta: Unë jam shembull i përgjegjshmërisë, mbaj maskë për të dhënë…

by Java News
24/11/2020 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, komentoi vendimin e policisë për gjobën e vendosur në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku, për thyerje të masave anticovid.

Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.

Gjatë fjalës së tij Presidenti theksoi se çdo polic duhet të bëjë detyrën dhe se Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato do të përfundojnë në këmbët e popullit.

“Cila është thyerja e masës? Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje di që restorantet janë të hapura. Shikoni se çfarë distance shembullore, as këto as përzëniet nga e lojtarit të Kombëtares nga fusha e sportit ku ka derdhur gjak, Andi Lila , as marrëzitë që bëjnë budallenjtë e policisë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat serioze, që kanë të bëjnë me mungesë të përgjegjshmërisë të qeverisë aktuale të cilës i bëj thirrje të reflektojë menjëherë, përpara se të përballet me pasoja dramatike”, tha Meta.

Pyetje: Ju nuk mendoni se keni bërë shkelje, apo akt papërgjegjshmërie?

Meta: Absolutisht jo, unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Unë e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët.

Pyetje: Gjoba për ju, për të gjithë të pranishmit, çfarë është?

Meta: Nuk e di fare, as nuk kam një informacion të tillë.

Pyetje: Po pezullimi i 6 punonjësve të policisë?

Meta: Të mos merremi me marifete koti, ato policë të bëjnë detyrën. Duhet ta dijë çdo Polic në Republikën e Shqipërisë se në rast se do të preket një votë dhe një polic do të jetë pjesë e kësaj vote, Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak.

Gjoba le të vënë, s’ka problem, por po u prek një votë nga një polic, duhet ta kenë të qartë se do të përfundojnë në këmbët e  popullit si policët e Mubarak. Shqipëria do të jetë shtet demokratik, i ftoj të gjithë të bëjnë detyrën dhe të mos i binden urdhrave të një të marri”, tha Meta./ abcnews

g.kosovari

Next Post
‘Berisha është edhe më kosovar se kosovarët’/ Meta i del në mbrojtje Bashës për kasetën: Shumë e turpshme

'Berisha është edhe më kosovar se kosovarët'/ Meta i del në mbrojtje Bashës për kasetën: Shumë e turpshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In