• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjobë për ata që nuk ngrihen në këmbë kur këndohet himni

by Java News
11/10/2018 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Malazezët që nuk ngrihen në këmbë për himnin e tyre kombëtar mund ta pësojnë keq.

Qeveria e Malit të Zi i miratoi ndryshimet në Ligjin për Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi, të cilat përfshijnë gjobë prej 300 deri në 2,000 euro për ata që nuk ngrihen në këmbë kur këndohet “Oh, agim i ndritshëm i Malit të Zi”.

Në një vend ku paga mesatare mujore është rreth 500 euro, një gjobë e tillë duhet të jetë një stimul i madh.

“Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq.

Ndryshimet në ligj tani kalojnë në parlament, ku me gjasë do të miratohen, marrë parasysh mbështetjen midis ligjvënësve të partisë në pushtet.

Masat sigurisht që pritet të nxisin polemika midis serbëve etnikë të Malit të Zi, të cilët përbëjnë gati një të tretën e popullsisë dhe disa prej tyre refuzojnë të njohin himnin, i cili është miratuar në vitin 2004.

Teksti i himnit kombëtar, që më herët ka qenë këngë e njohur popullore, përmban personifikime të ndryshme që datojnë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

Versioni aktual është riformuar nga Sekula Drleviq, themelues i lëvizjes së pavarësisë së Malit të Zi dhe një bashkëpunëtor me pushtimin italian gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por, versioni aktual nuk përfshin referenca ndaj malazezëve me prejardhje serbe, duke nxitur partitë opozitare, kryesisht pro-serbe, të refuzojnë të ngrihen për himnin në parlament.

Ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq i cili thotë se është malazez me prejardhje serbe, është ngritur gjithmonë ngadalë kur është kënduar himni dhe njëherë ka thënë se ai e dëgjon atë për shkak të obligimit dhe jo kënaqësisë.

Shfaqje të ngjashme mund të shihen edhe gjatë ndeshjeve të futbollit, ku himni shpesh shpërfillet nga disa tifozë.

Sipas ministrit Bogdanoviq, manifestimet e tilla janë në qendër të legjislacionit, i cili përfshin edhe obligimin “për të mbajtur gjithmonë flamurin në ndërtesat e vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve publike, të themeluara nga shteti ose komuna”.

Por, masa po sulmohet edhe nga ata që e shohin atë si shkelje të të drejtave civile.

“Një person me mendje të lirë ka të drejtë të vendosë për veten nëse do të qëndrojë ulur apo të ngrihet për himnin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Jovan, një 24-vjeçar nga Podgorica.

Ligji e veçon Malin e Zi – anëtar i ri i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE – nga pjesa tjetër e fqinjëve në Ballkan, ku nuk ekziston një legjislacion i tillë.

Në Kinë, administrata e presidentit Xi Jinping ka miratuar një ligj vitin e kaluar, i cili parasheh deri në 15 ditë burgim për tallje me himnin kombëtar./REL

a.ç

Next Post
Balla: As Saliu nuk i beson më historitë e Lulit, filmimi i ‘Babale 2’ tek SHQUP-i

Balla: As Saliu nuk i beson më historitë e Lulit, filmimi i 'Babale 2' tek SHQUP-i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In