• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gjobë” pas joshjes me seks, si ra në kurth 30-vjeçari nga “burri” i partneres

by Java News
02/04/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 30-vjeçar është joshur seksualisht nga një femër e saponjohur dhe ka pranuar pa mëdyshje ftesën për të shkuar në shtëpinë e saj. Ajo që nuk dinte i riu me iniciale A.Xh. ishte fakti se në këtë mënyrë kishte ngrënë “karremin” e një kurthi të ngritur ndaj tij. Pak minuta pasi ka shkuar në shtëpinë e vajzës, në derë janë shfaqur dy meshkuj, një prej të cilëve ka pretenduar se ishte bashkëshorti i saj.

Duke e kërcënuar, ata i kanë kërkuar një shumë prej 280 eurosh, pasi në të kundërt do ta kallëzonin në polici. Gjithë situata ka qenë një inskenim, i përgatitur nga dy djemtë dhe vajza, që ishte e dashura e njërit prej tyre. Megjithëse pjesa e parë ka shkuar sipas planit, ata kanë dështuar kur, para se t’u jepte gjobën, A.Xh. ka lajmëruar Policinë për kurthin.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në tetor të vitit të kaluar, por tashmë tre të përfshirët në të, Marim L., Edmond S. dhe Oligerta B. kanë përfunduar si të pandehur në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku po gjykohen për akuzën e “shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”. Sipas Prokurorisë, “strumbullari” i “gjobëvënies” ka qenë një borxh prej 50 mijë lekësh të vjetër që i dëmtuari A.Xh. i kishte të pandehurit Marim L. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Marim ka pasur rolin e organizatorit, ndërsa dy të tjerët kanë pasur rolin e ndihmësve.

PLANIFIKIMI

Referuar kërkesës për gjykim, të siguruar nga “Panorama”, i dëmtuari A.Xh. ka kallëzuar se më 13 tetor 2016 është shtrënguar për t’i marrë shumën prej 280 eurosh nga shtetasit Edmond S., Marim L. dhe Oligerta B.

Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në banesën që i pandehuri Edmond S. ia kishte marrë një shtetasi tjetër që nga muaji shtator 2016. Organizatori i kësaj ngjarjeje, i pandehuri tjetër, Marim L., i cili kishte njohje paraprake me shtetasin A.Xh. dhe dispononte numrin e tij të celularit, i ka kërkuar të pandehurës Oligerta B., e cila në kohën e kryerjes së veprës penale ishte e dashura e Edmond S., që të komunikonte me A.Xh. dhe t’i ngrinin një kurth atij.

Sipas planit, ajo do ta ftonte në shtëpinë ku banonte, do të ofrohej për të kryer marrëdhënie seksuale me të dhe në atë moment do ta gjente Edmond S. dhe Marim L. Më tej, duke e frikësuar dhe kanosur, ta shtrëngonin për t’i marrë paratë. Kështu ka ndodhur, Oligerta B. e ka thirrur disa herë në telefon më datë 12.10.2016 të dëmtuarin A.Xh., i cili banonte në qytetin fqinj me Durrësin.

KURTHI

Të nesërmen e kanë lënë për t’u takuar dhe ka ndodhur gjithçka sipas planit. Në kohën që A.Xh. ka qenë me Oligertën duke u përqafuar, kanë hapur derën të pandehurit Edmond dhe Marim. Ata i kanë kërkuar se çfarë donte ai aty dhe se Oligerta, e prezantuar tek i dëmtuari me emrin Denisa, ishte gruaja e Edmondit. Për këtë ngjarje ata i kanë thënë se do ta çonin në polici A.Xh.

Marimi i ka marrë atij telefonin, e ka fikur dhe e ka futur në xhep. Pas këtij veprimi, i kanë kërkuar 280 euro, me qëllim që të mbyllnin punën me vajzën, Denisën. Të mos e dërgonin në polici dhe se lekët i duheshin për biletën që ta nxirrnin vajzën e prezantuar si Denisa jashtë shtetit për ta kthyer te familja e saj.

Ky person ka marrë një thikë me vete, të cilën e ka futur në xhep dhe bashkë me kallëzuesin, duke thënë se ai i ka thënë se nuk kishte lekë me vete, janë nisur për në qytetin e tij, në mënyrë që ai të merrte lekë në shtëpi.

DESHTIMI         

Pasi kanë marrë një taksi, janë nisur për në qytetin e të dëmtuarit. Diku afër banesës së shtetasit A.Xh., ky i fundit ka zbritur nga makina për të shkuar në shtëpi që të merrte lekët, ndërsa tjetri ka qëndruar në taksi në pritje të tij.

Kallëzuesi rrugës ka takuar një patrullë policie dhe u ka treguar ngjarjen. Rezulton se nga ana e personave është parë afrimi i policisë dhe taksia së bashku me personin e paraqitur është larguar menjëherë.

Next Post
FOTOT/ Nuk do ta besoni se si duket tani ky njeri, pasi humbi 171 kilogram

FOTOT/ Nuk do ta besoni se si duket tani ky njeri, pasi humbi 171 kilogram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In