Të gjithë subjektet kanë një shans t’u shpëtojnë ndjekjes penale e gjobave për shkeljet aktuale si dhe ato të kryera në vite, duke vetëkorrigjuar deklaratat tatimore. Bashkë me ndryshimet në legjislacionin për procedurat tatimore, Ministria e Financave, përmes një shembulli konkret, orienton subjektet si duhet të veprojnë për të vetëkorrigjuar të dhënat duke bërë të mundur shmangien e gjobave dhe të ndjekjes penale.
“Në rast se tatimpaguesi ka vështirësi në llogaritjen e kamatëvonesave ose në kryerjen e procedurës së vetëdeklarimit, tatimpaguesi duhet t’i drejtohet me një shkresë zyrtare drejtorisë rajonale tatimore ku është i regjistruar që të bëjë vetë-korrigjimin. Brenda 4 ditëve pune nga protokollimi i kërkesës, drejtoria rajonale tatimore duhet të kthejë përgjigje. Nga data e marrjes së kërkesës për rivlerësim nga tatimpaguesi, DRT nuk ndërmerr kontroll tek tatimpaguesi”, thekson Udhëzimi i Ministrisë së Financave.
Shqiptarja.com