• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjobat e automjeteve, ja procedurat për t’i verifikuar dhe paguar online

by A R
11/01/2017 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e mjeteve mund të verifikojnë nëse kanë gjoba të prapambetura nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në portalin “e-Albania”.

Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara; nëse po, t’i paguajnë ato online.

HAPAT E PROCEDURËS

Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime, duhet të regjistrohet në portal si qytetar ose si biznes. Më pas përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajtje rrugore të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do të shfaqen në ekran. Më pas ai mund t’i shikojë të dhënat për kundërvajtje rrugore, t’i printojë ose t’i ruajë në formatin “PDF”. Në rast se ka detyrim dhe dëshiron ta kryejë pagesën e kundërvajtjes rrugore, duhet të shtypë butonin “Paguaj” dhe të ndjekë hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret menjëherë.

GJOBAT E DPSHTRR

Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikohet online. “Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të shohin online gjobat e kontrollit në rrugë të DPSHTRR- së dhe t’i paguajnë ato online. Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin “e-Albania”).

HAPAT E PROCEDURËS

Për të marrë shërbimin online: Regjistrohuni si qytetar/biznes në portal, zgjidhni shërbimin “Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR”, klikoni butonin “Përdor”, zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni online gjobat e kontrollit në rrugë dhe klikoni butonin “Zgjidh” përkrah tij. Nëse dëshironi të kryeni pagesën e gjobave të papaguara, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Në faqen “e-Albania” është edhe shërbimi “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, i cili është një shërbim elektronik që u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin. Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000, “Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012, “Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre”, i ndryshuar.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online janë: Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin “e-Albania”). Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifikimit ose Ekstrakti i QKBsë për bizneset, leja e qarkullimit të mjetit, targat e mjetit, certifikatë pronësie dhe vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese).

HAPAT E PROCEDURËS

Për të marrë shërbimin: Regjistrohuni si qytetar në portal, zgjidhni shërbimin “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, klikoni butonin “Përdor”, aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit, kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online dhe paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve. Kostoja e shërbimit është vetëm 600 lekë. / GSH

Next Post
Atletico humbet por kualifikohet në çerekfinale të Kupës, debuton shqiptari

Atletico humbet por kualifikohet në çerekfinale të Kupës, debuton shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In