• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjoba 100 mijë lekë për bizneset, që nuk deklarojnë në kohë ortakëritë

by Java News
26/01/2019 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset që nuk do të deklarojnë në kohë ndryshimet në strukturën e ortakërisë, brenda 30 ditëve, do të ndëshkohen me masa administrative, që arrin deri në 100 mijë lekë. Një ndryshim në ligjin “Për regjistrimin e biznesit” synon të rregullojë pikërisht këtë hallkë. “Aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe strukturës së ortakërisë të personit juridik bëhet brenda 30 ditëve nga data e ndryshimit faktik të ortakut dhe strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji”, thuhet në draft-ligjin e nxjerrë tashmë për konsultim.

Në rastet kur nuk respektohet ky afat, ndryshimet ligjore parashikojnë edhe masa administrative si gjoba. Konkretisht, moskryerja e detyrimit për regjistrimin e ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik, brenda 30 ditëve nga data e ndryshimit faktik të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.

Për shoqëritë aksionare, mosplotësimi i detyrimit të përcaktuar në pikën 4, të nenit 43, të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë. Një tjetër ndryshim lidhet me personat që mund të bëjnë aplikimin fillestar për regjistrimin. Kështu, në nenin 26 pika 3 bëhet një ndryshim, ku nënvizohet se “aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë themeluesit ose nga administrator i shoqërisë, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre.

 

Aplikimi për regjistrimet e tjera bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, që lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet, mund të kryhen gjithashtu edhe nga anëtari, ortaku apo aksioneri, të cilit këto i përkasin”.

Konsultimi i projektligjit

Ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e biznesit” janë nxjerrë për konsultim në një paketë bashkë me ligjin “Për procedurat tatimore” si dhe atë “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. Një tjetër ndryshim lidhet me personat që mund të bëjnë aplikimin fillestar për regjistrimin. “Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë themeluesit ose nga administrator i shoqërisë, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimet e tjera bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, që lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet, mund të kryhen, gjithashtu dhe nga anëtari, ortaku apo aksioneri, të cilit këto i përkasin”, citon relacioni i projektligjit.

Transaksionet me biznese me status pasiv gjobiten
Bizneset e rregullta që kryejnë transaksione me subjekte në status pasiv do të gjobiten. Ligji për procedurat ka hyrë në fuqi dhe tatimet kërkojnë që të bëhet kujdes në këtë drejtim. Ndërkaq, në ligj janë bërë një sërë ndryshimesh të tjera, të cilat vendosin kufizime për hapjen e nipteve për personat fizikë si dhe detyrojnë subjektet të paguajnë detyrimet përpara se të kalojnë në statusin pasiv. Aktualisht pritet që ligji të kompletohet me aktet nënligjore për zbatimin më efikas dhe synohet që me këto ndryshime të minimizohet evazioni fiskal dhe të zgjerohet baza e tatimpaguesve./Gazeta Shqiptare

/a.meta

Next Post
“Teatri”/ Të djathtët braktisin mbledhjen e Këshillit, Veliaj: Flisni ju që grabitët SHQUP-in

Bashkia Tiranë/ Kreditë e buta, Ruseti: Përfitues mbi 1 mijë familje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In