• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO s’pranon ankimimin e familjarëve të ’21 janarit’, dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës

by Java News
30/03/2023 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka vendosur në dhomë këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të të vrarëve më 21 Janar. Ata kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallëzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Për 21 janarin familjarët kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës, por GJKKO vendosi që të mos e kalojë dosjen në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

SPAK ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin. Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Ai theksoi se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK, siç ata kërkojnë.

Paditë e reja erdhën si rezultat të një audio përgjimi të pretenduar, që xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka thënë se ia ka dhënë gazetarit, ku sipas tyre rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje dhe del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Kjo audio-kasetë sipas një investigimi të publikuar nga Shqiptarja.com nuk është akoma në duart e hetuesve, pra të drejtësisë.

/s.f

Next Post
Basha rezolutë për Ukrainën në KE: Rindërtimi duhet të sponsorizohet nga Rusia

Basha rezolutë për Ukrainën në KE: Rindërtimi duhet të sponsorizohet nga Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

December 21, 2025
Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

December 21, 2025
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 21, 2025
Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

Përplasje për qendrën e Shkodrës, intelektualët denoncojnë ndërtimet, bashkia i cilëson shpifje

December 21, 2025
Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

Sot zgjedhjet vendore, Spanja teston të ardhmen politike të Sánchez

December 21, 2025
Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

Humb jetën në Durrës punëtori i ndërtimit, drejtuesi teknik i kompanisë nën hetim

December 21, 2025
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

PD: Rama po pengon punën e drejtësisë, po cenon edhe Kuvendin

December 21, 2025
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

December 21, 2025
Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

December 21, 2025
Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In