Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për dorëzimin e akteve të inventarizuara në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.
Gjatë seancës, gjykata theksoi se fashikujt e dosjes janë të numëruar dhe të inventarizuar, duke vlerësuar se kërkesa e avokatit për dorëzim të inventarizuar nuk është e nevojshme, pasi aktet janë dorëzuar tashmë sipas procedurave.
Burime për gazetarin e A2 CNN, Armand Bajramaj, bëjnë me dije se gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet ditën e mërkurë, më 1 prill, në orën 09:00.











