• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJKKO pushoi çështjen ndaj Dvoranit/ Presidenca: Vendim i papranueshëm. Do ta ankimojmë, kushdo që ka abuzuar me funksionin publik…!

by Java News
23/11/2021 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca ka reaguar ndaj vendimit për pushimin e çështjes së padisë së presidentit Ilir Meta ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një reagim publik bëri të ditur se vendimi i dhënë do të ankimohet.

“Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale”, shprehet Blushi.

Presidenca thekson se “SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre. Drejtësia ka ende kohë për të folur! E ardhmja u takon të vërtetave!”.

Reagimi i plotë

U deshën plot 2 vite, që SPAK të kërkonte pushimin e procedimit penal ndaj personit nën hetim, z.Ardian Dvorani dhe ndaj ish-Ministres së Drejtësisë dhe vartësve të saj.

Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Kushdo, që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-Ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë do të përgjigjen para drejtësisë.

Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK për të mos u thelluar në hetimin e mekanizmit dhe bashkëpunimit kriminal dhe në arsyetimin krejtësisht të gabuar mbi rrethanat e faktit dhe elementëve të veprave penale të konsumuara nga shtetasit e kallëzuar.
Rëndësia e kësaj çështjeje, pikërisht për shkak të cenimit të besimit të publikut tek Drejtësia, nuk mund të sfumohet duke e zvarritur në kohë, dhe as me hetime të cekta, që derivojnë nga thelbi i çështjes.

Edhe një trupë ndërkombëtare ekspertize si Komisioni i Venecias veproi më shpejt dhe më objektivisht se SPAK.

Mjafton që SPAK t`i ishte referuar gjetjeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias, dhe do gjente aty një vlerësim objektiv dhe një lexim të qartë të asaj, që ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon, por edhe fajtorët se kush tentoi t’i rrëmbente Presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarit kushtetues, si dhe kush e la vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre.
Drejtësia ka ende kohë për të folur! E ardhmja u takon të vërtetave!/m.j

Next Post
FOTO: Theu xhamin dhe doli, ky është i riu shqiptar që i mbijetoi shpërthimit të autobusit

FOTO: Theu xhamin dhe doli, ky është i riu shqiptar që i mbijetoi shpërthimit të autobusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon edhe Qipron, alarmohet Londra: Kemi mijëra trupa në ishull

Irani sulmon edhe Qipron, alarmohet Londra: Kemi mijëra trupa në ishull

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

March 1, 2026
CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

March 1, 2026
Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

March 1, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In