• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjithmonë e kam konsideruar veten budalla”, një libër i ri zbulon bisedat intime të Albert Einsteinit

by A R
24/09/2025 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Gazeta “Süddeutsche Zeitung” njofton për botimin në gjermanisht të transkripteve të bisedave telefonike që Albert Einstein zhvilloi me të dashurën e tij të fundit, bibliotekaren Johanna Fantova. Dokumentet e gjetura rastësisht në arkivat e Firestone Library në Princeton janë përmbledhur në librin e ri “Unë jam një magnet për të gjithë të çmendurit – Protokollet e Einsteinit”, botuar nga publicisti Peter von Becker. Ky botim hedh dritë mbi vitet e fundit të jetës së gjeniut, duke e shfaqur atë si njeri të thjeshtë, plot humor dhe vetëironi.

Shënimet përbëhen nga vetëm 62 faqe të daktilografuara, të shkruara mes viteve 1953 dhe 1955, deri në vdekjen e Einsteinit. Fantova, e cila kishte njohur shkencëtarin  në vitin 1929 në Berlin, ka shënuar me kujdes në ditarë bisedat e saj me Einsteinin. Fletët e ditarit mbetën të pazbuluara mes mijëra letrash e librash që pas vdekjes së Einsteinit u transportuan fshehurazi në Izrael.

Në këtë vepër Einsteini shfaqet më i afërt se kurrë. Ai nuk e sheh veten si figurë akademike të pagabueshme, kur thotë: “Jo, nuk jam i ditur, jam shpikës origjinal”. Në një bisedë tjetër ai shton: “Gjithmonë e kam konsideruar veten budalla – vetëm ndonjëherë më del diçka për mbarë”. Madje bën shaka me statusin e tij në botën e shkencës: “Fizikanët thonë se jam matematikan, dhe matematikanët thonë se jam fizikan.”

Einstein përshkruhet shpesh si një njeri i izoluar, i lodhur nga kërkesat e pafundme të kolegëve, politikanëve apo të huajve që e kërkonin për çdo gjë. Por njëkohësisht mbetet i ndjeshëm për hallet e njerëzve të zakonshëm dhe i shqetësuar për padrejtësitë e kohës. Nuk i mungon ironia: “Jam një magnet për të gjithë të çmendurit”.

Einstein është kritik ndaj politikës amerikane dhe presionit që Shtetet e Bashkuara ushtronin mbi Kombet e Bashkuara, por edhe i vendosur të mbrojë kolegë si Robert Oppenheimer, të cilët ndiqeshin nga zyrtari antikomunist Joe McCarthy. Por Einstein refuzon të bëhet aktivist politik: idhujt e tij janë Bach, Mozart, Goethe, Gandhi dhe Bertrand Russell.

Ndërkohë, pasioni i tij për shkencën nuk shuhet.

Transkriptet zbulojnë një Einstein që tallet me institucionin e martesës. Më 8 dhjetor 1953 ai thotë: „Isha te fqinjët e mi, ekziston rreziku që djali i tyre të martohet. Për martesën u thashë atyre, se është një përpjekje fatkeqe për ta shndërruar një ngjarje në një gjendje.“

Gjatë viteve në SHBA, Einstein distancohet nga Gjermania, por nuk heq dorë nga gjuha dhe kultura e saj. Botën e sheh me sy kritik, por edhe tolerant. Përmes fjalëve të veta, gjeniu shfaqet si njeri me dyshime, dhimbje dhe batuta, një shpikës origjinal që deri në fund nuk i humbi kurrë as sensin e humorit, as aftësinë për të vënë në dyshim vetveten, shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

Next Post
Incidenti në Rinas, policia sqaron ngjarjen gjatë imbarkimit për në Antalia

Incidenti në Rinas, policia sqaron ngjarjen gjatë imbarkimit për në Antalia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In