• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjithë partia në gjyq

by Artur Ajazi
02/11/2023 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Rasti i Partisë Demokratike (e krijuar si parti e djathtë dhe parti e idealeve demokratike) do të mbetet unikal në gjithë historinë e politikës shqiptare. Dhe ndoshta edhe në politikën botërore. Një parti që është e gjitha në gjyq. Një parti që nuk po zgjidh situatën skandaloze për selinë, firmën, vulën, anëtarësinë, kryetarin e grupit parlamentar, nuk po arrin të rikrijiojë imazhin tek mbështetësit, dhe po ndahet përfundimisht nga përkrahja ndërkombëtare.

E gjithë ajo forcë politike, duket sikur është ngritur nga një “fushëbetejë” e madhe, ku asnjë nuk merret vesh me tjetrin, ku seicili kërkon të bëhet pak kryetar, pak sekretar, pak deputet “i popullit”, pak jurist, dhe shumë i dhunshëm. Gjithë partia është në gjyqe pa fund, në zënka pa fund, dhe ata që zhgënjehen pa fund, janë anetaresia e saj.

Prej 2 vitesh e ca, Partia Demokratike ndodhet në ngëç, aq sa sot vihet në diskutim emri dhe ekzistenca e saj politike. Berisha, Bardhi, Basha (janë 3-B-të) që po i nxjerrin themelet asaj force politike që lindi e brishtë si rezultat i Lëvizjes së Dhjetorit 1990, dhe që sot është shpërfytyruar. Nuk kanë ide, programe, nuk kanë platformat e duhra për qeverisje, nuk kanë njerëzit e duhur për ti dhënë frymë besim dhe shpresë mbështetësve. E vetmja gjë që ka mbetur, është dhuna.

Bilbilat, fishkellimat, grushtat, përmbysja e karrigeve, nxitja e turmave, dhe paralajmerimi i “revolucionit”, mbeten togfjalëshi i Berishës, Bardhit dhe shpurës tyre. Lulzim Basha, mbetet deri sot njeriu më i kompleksuar nga Doktori. Nuk ka diskutim që, ai bashkë me të vetët, nuk vijnë kurrë në pushtet me këtë derexhe, ku e kanë katandisur partinë. Edi Rama, (ose mali që nuk shembet me gurë) nuk rrëzohet me një parti që është e gjitha në gjyq, me një parti që nuk prezanton para shqiptareve asnjë fije shprese, që nuk ka kurajon ti thotë anetareve të saj se “ne do të fitojmë pasi jemi ndryshimi”.

Kjo pasi atje do të gjesh “ndryshim” dhe “frymezim” vetëm nga Doktori, që ka mbi 32 vjet që rri atje si kryetar i përjetshëm.Një parti gjyqesh, ku nga i pari deri tek i fundit thonë se “po iku Berisha, ne morëm fund, po iku Berisha, ne kurrë nuk bashkohemi dhe nuk vijmë në pushtet”, nuk mund të quhet kurrë Demokratike.

Ajo ishte dhe ka mbetur si parti marksiste-leniniste, aq sa të ngjet më shumë me PK të Bashkimit Sovjetik, ku thuhej asokohe se “vdiq Lenini ne mbaruam”, dhe kur vdiq edhe Stalini “tani ne morëm fund”. Partia e gjyqeve, luftën, betejat, aksionet, revolucionet, në fakt i ka me vehten, kurse “hallet e popullit” do të ishte mirë ti linte mënjanë, derisa 90 per qind e tyre janë milionerë dhe aq të pasur, sa që mund të barazohen me oligarkët që përgojojnë në Parlament.

Next Post
“Garda e armatosur sot në Parlament”, Berisha: Personi që u shty fizikisht me Salianjin kishte armë

“Garda e armatosur sot në Parlament”, Berisha: Personi që u shty fizikisht me Salianjin kishte armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In