• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjithë hezitimet që mbajnë të ngrirë ofertën mes LDK e Vetëvendosjes

by Mero Baze
30/08/2019 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka pak shanse që Vetëvendosja të “tridhet” para se të hyjë në krevatin e martesës me LDK

Nga Mero Baze

Lidhja Demokratike e Kosovës po heziton të pranojë një ofertë politike nga Albin Kurti, i cili i ka propozuar një koalicion parazgjedhor dhe një listë të përbashkët, ku e para e listës të jetë Vjosa Osmani dhe i dyti Albin Kurti, ndërsa për kryeministrin të vendoset nga vota popullore për secilin. Arsyetimi i mëtejshëm politik i Kurtit bazohet tek fakti që koalicioni duhet të ketë në themel dy partitë që luftojnë kapjen e shtetit, dhe jep siguri se numrat do të jenë në favor të tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës heziton ta pranojë ofertën, pasi nuk bie dakord tek fakti që kryeministri duhet të vendoset pas zgjedhjeve, bazuar tek vota popullore.

Vjosa Osmani u tha gazetarëve se, pavarësisht se kishin tejkaluar shumë çështje ideologjike dhe politike, nuk mund të shkonin në zgjedhje ku votuesit nuk e dinë kë votojnë për kryeministër.

Hezitimi në fakt vjen nga shkaqe më të gjera se kaq. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe VV kanë qëndrime realisht të ndryshme, për disa çështje themelore të Kosovës dhe ekzistencës së saj, të cilat në varësi të atij që do të jetë kryeministër, forcojnë shumë ndryshimet.

LDK ka votuar korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa Vetëvendosja e ka kundërshtuar. LDK është për bisedime me Serbinë, por pa shkëmbime territoresh, VV është për bashkim me Shqipërinë, pra për ndryshime kufijsh, që do të sjellin padyshim shkëmbim territoresh për Kosovën.

Është pak a shumë si plani i tanishëm Vuçic- Thaçi, por që duhet të nisë nga bashkimi me Shqipërinë, dhe jo të përfundojë me bashkimin me Shqipërinë, siç e parashikojnë tani.

Ndryshime të forta ka dhe sa i përket raporteve të mira të LDK me Perëndimin, kryesisht SHBA dhe Brukselin dhe një llojë ngërçi të Kurtit në këtë drejtim, për shkak të qëndrimeve të tij populiste.

Për të gjitha këto arsye, beteja për kryeministrin merr shumë kuptim dhe LDK kërkon ta zgjidhë këtë para nënshkrimit të marrëveshjes.

Formula e Kurtit është e ndershme dhe parimore, por e padobishme dhe jo funksionale, pasi LDK e di mirë që Kurti merr më shumë vota se Vjosa Osmani si lider politik, dhe kjo për LDK është një eksperiment i rrezikshëm.

Nga ana tjetër, një listë e përbashkët e dy partive, kam frikë se do të krijojë pakënaqësi tek dy partitë dhe do të ulë efiçensën e mbledhjes së votave.

Çmimi i këtij koalicioni parazgjedhor, mbetet të jetë populizmi i Vetëvendosjes dhe futja e saj në një proces transformimi, nga një parti që nuk njeh Republikën e Kosovës, flamurin dhe kufijtë e saj, dhe statusin jurdik që ka aktualisht, në një parti që synon ta avancojë Kosovën  si një vend europian.

Por nga ana tjetër, nëse Vetëvendosja heq dorë nga ky identitet, vështirë se bën diferencë nga parti të tjera. Ndaj dhe ka pak shanse që LDK të shpresojë që Vjosa Osmani të mundë Albn Kurtin dhe të bëhet kryeministre, ashtu si ka pak shanse që Vetëvendosja të “tridhet” para se të hyjë në krevatin e martesës me LDK. Më lehtë e kanë të flasin më 7 tetor.

TemA

Next Post
U qëllua teksa rrinte në ballkon, kush është ish-mësuesi nga Vlora i dënuar për vrasje

U qëllua teksa rrinte në ballkon, kush është ish-mësuesi nga Vlora i dënuar për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In