Armando Sadiku është duke bërë të pamundurën që të jetë gati për sfidën Shqipëri-Izrael, më 12 nëntor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Sulmuesi i Zyrihut, që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale përpara disa javësh, ka udhëtuar në Torino, ku ndodhet prej pak ditësh dhe është duke kryer fazën rehabilituese pikërisht në shtëpinë e Juventusit, i ndjekur nga mjeku i kombëtares, të cilin e kërkoi me çdo kusht De Biazi, Xhanluka Stezina.
Kështu raporton sot gazeta “Sport Ekspres”, që ka biseduar me sulmuesin tonë, i cili ka shpjeguar punën e bërë në Torino dhe ka rrëfyer se po bën sforcim maksimal për t’u kthyer sa më shpejt në fushë./a.m.










