• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjithçka nga atentati që ‘tronditi’ Tiranën! Jeta mes krimeve e bizneseve të paligjshme, si u ekzekutua nga vrasës me pagesë ‘Aleksandri i Memaliajt’

by
12/06/2022 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë kryeqytetin, ku makina e 27-vjeçarit nga Berati, Aleksandër Sadikaj, u hodh në erë me tritol, në Sauk.

Shpërthimi i fuqishëm tronditi zonën, e ndërsa 27-vjeçari humbi gjymtyrët, e për pasojë edhe jetën nga plagët e rënda, që iu shkaktuan.

Pamjet nga vendngjarja ishin tronditëse, ku menjëherë pas shpërthimit i riu u nxor nga makina pa gjymtyrë, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital. Makina, e cila nuk ishte në pronësi të të riut, u shkatërrua totalisht, pasi sasia e tritolit e përdorur nga autorët ishte jo e vogël.

REAGIMI I POLICISË PËR NGJARJEN

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia blindoi të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, duke kryer kontrolle të shumta për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për zbardhjen e krimit u angazhuan edhe Ekipi anti-eksploziv i RENEA-s dhe Grupi Hetimor, ndërkohë që vijojnë edhe 24 orë pas ngjarjes hetimet dhe verifikimet në terren. Policia ka mbledhur sot pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në të gjithë kryeqytetin, për të parë e verifikuar të gjitha lëvizjet e viktimës, por edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje janë përdorur mbi 150 gr tritol C4. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët e kanë telekomanduar shpërthimin me eksploziv nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes.

DETAJET NGA ATENTATI

Bëhet fjalë për një atentat tipik mafioz, që i mori jetën 27-vjeçarit Sadikaj, dhe që mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Atentati dyshohet se është i porositur dhe lidhet me të shkuarën e errët të viktimës.

Për vrasjen e të riut u përdor një sasi e madhe tritoli, e telekomanduar nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes, çka ngre dyshime për vrasës me pagesë dhe të mirëtrajnuar për ngjarje të tilla kriminale. Shpërthimi në vendngjarja ka qenë i fuqishëm, ku të lënduar lehtë kanë mbetur edhe një grua me fëmijën e saj. Ajo ka qenë duke lëvizur me mjetin e saj në zonë, kur ka ndodhur shpërthimi dhe nga frenimi i fortë, është lënduar me fëmijën, por fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

KUSH ISHTE 27-VJEÇARI ALEKSANDËR SADIKAJ

Ndonëse vetëm 27 vjeç, Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur i njohur për drejtësinë shqiptare, i skeduar disa herë për ngjarje kriminale në vend, si në fushën e krimeve ndaj njeriut, ashtu edhe në atë të narkotikëve. I lindur në Berat dhe së fundi banues në Tiranë, Aleksandër Sadikaj ishte një person me precedentë të theksuar kriminalë.

“BalkanWeb” sjell të gjitha ngjarjet, ku Sadikaj ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes. Por, e kaluara e errët e 27-vjeçarit nuk ishte vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, pasi ai ishte akuzuar për vrasje edhe në vendin fqinj, Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Ngjarjet, ku ishte përfshirë Sadikaj në Shqipëri:

٠Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;
٠Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

٠Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

PASURIA DHE LIDHJET E 27-VJEÇARIT me REPERËT

I apasionuar pas kuajve, Aleksandër Sadikaj ishte pronar i një ferme kampingu “Sancho Farm Albania”, në Memaliaj, që sipas të dhënave nga QKB, rezulton e regjistruar në janar të këtij viti. Prej moshës 20-vjeçare ai i kishte hyrë bizneseve të paligjshme dhe e ndante jetën e vet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në faqen e Instagramit të biznesit të tij në sektorin e agrikulturës, janë postuar dhjetëra foto dhe video, ku Sadikaj shfaq pasionin e tij për kuajt.

Teksa resorti i 27-vjeçarit ofron edhe xhiro me kuaj, ai vetë shihet në një prej fotove krah një kali, që ka zgjedhur ta quajë Dajan, që siç duket, ka qenë dhe i preferuari i Aleksandrit. Ndërkohë në një video, i riu shihet duke kalëruar një tjetër kal, këtë herë me ngjyrë gri, të cilin e quan Sheiku. Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo.Këta të fundit kanë xhiruar njërin prej videoklipeve të këngëve të tyre në ambientet e “Sancho Farm Albania” dhe për më tepër kanë postuar disa foto, ku në duar mbajnë edhe armë të ndryshme./ BW

/e.d

Next Post
Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 11 persona në prangat e policisë

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 11 persona në prangat e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

January 23, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Pse protestat e Beogradit dhe Bangladeshit janë kundër Berishës

January 23, 2026
U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

January 23, 2026
“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In