• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gjithçka ndodhi në 10 minuta”, flet motra e dy viktimave tek Astiri

by A R
06/01/2021 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka folur për herë të parë motra e vogël e viktimave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u vranë nga Përparim Ademi në 31 dhjetor.

Anxhela Emini ka qenë dëshmitare okulare e vrasjes së dyfishtë të motrave në 31 dhjetor në zonën e Astirit.

Ajo ka treguar se çfarë ka ndodhur në ato minuta të tmerrit që përjetoi, teksa humbi dy motrat e saj më të mëdha.

“Kam qenë në dhomën e gjjumit me nipin tim, gjithçka ndodhi brenda 10 minutash. Shumë shpejt dhe nuk e kam kuptuar, por kam parë me sytë e mi gjithçka, – tregon ajo për emisionin me “Zemër të hapur”. – Mesa dëgjova, ka rënë zilja e më duket se Përparimi donte të sqarohej me motrat, por ato nuk kanë pranuar, pastaj është dëgjuar breshëria e armës”.

Anxhela më pas rrëfen se Përparimi ka tentuar të vetëvritej pas krimit të dyfishtë në banesë.

“Kam parë te vrima e çelsit, kishim hapur pak derën e ai po mbante armën poshtë mjekrës dhe po dridhej, më dukej se nuk ishte vetvetja dhe thoshte: ‘pse 3 vite, pse ikën këto tre vite kështu pse ma hëngre pas shpine’, këtë e dëgjova. Menduam se vrau veten, dëgjuam një plumb e mbyllëm derën nga frika, por pas 5 minutash hapëm derën e pamë që nuk ishte aty”.

Ajo thotë se e ka mësuar vonë që ka qenë motra e Zhanetës dhe e Kristinës, duke pranuar edhe lidhjen 3-vjeçare me djalin e autorit të vrasjes.

“Motrat kam pak kohë që i kam njohur, se nuk e dija që kisha motra nga ana e babait, babi na ka lënë që të vogla, mami më tregoi më vonë. Kjo është arsyeja pse jam njohur me Kriston se kam ardhur këtu për të njohur motrat e mia. Nga data 25 kanë nisur konfliktet që motrat u ftohën, nuk donin t’i afroheshin më e i kishin bërë bllok në çdo vend, – vijon Anxhela. – Kam tre vite me Kriston, do e kisha dëgjuar po të përmendej prostitucioni apo trafikimi asnjë herë, do ma kishin treguar, se motrat m’i kanë thënë të gjitha historitë. Ndiheshin të lumutura, këtë e tregojnë dhe fotot. Ato flisnin me Bashkimin (vëllain), por nuk i tregonin asgjë ça ndodhte, se nuk donin ta mërzisnin. Motra e vogël Zhaneta kishte filluar një lidhje me një djalë më të ri në punën ku punonte, kjo ka shkaktuar acarime. Lidhja kishte nisur para 3 vitesh, por Perparimi tani e zbuloi”.

/a.r

Next Post
Vuçiç nuk ndihet mirë, do t’iu drejtohet serbëve në 48 orët e ardhshme

Mërzitet Vuçiç: E kam thënë 100 herë, nuk dua njohje reciproke me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In