• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Gjithçka gati! Tirana është pengesa e fundit e Partizanit për të fituar titullin

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2019 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

90 minuta që vlejnë më shumë se çerek shekulli. 26 vitet pritje të tifozëve të Partizanit për të parë skuadrën e tyre të zemrës të fitojë një titull kampion mund të marrin fund sot. Në orën 16:30 në kryeqytet në një Selman Stërmasi të mbushur nga tifozët e kuq, Partizani mund të festojë titullin kampion. Luhet derbi ndaj Tiranës dhe ndeshje më të mirë se kjo për të festuar pas një pritjeje kaq të gjatë nuk mund të kishte. Për ta fituar matematikisht që sot kampionatin skuadrës së Gegës i duhet fitorja por mund t’i mjaftojë edhe barazimi madje edhe humbja, një humbje që në derbi Partizani nuk e pëson që nga shkurti i 2014-ës, sepse gjithçka varet edhe nga ajo çfarë do të bëjë Kukësi në Gjirokastër në ndeshjen ndaj Luftëtarit pasi diferenca mes tyre 4 javë para fundit është 10 pikë.

Partizani shkon në këtë sfidë me mungesa të rëndësishme pasi Telushi, Asani e Mensah janë të skualifikuar ndërsa Idrizaj është i dëmtuar, në krahun tjetër Tirana është më e plotë dhe ka nevojë për pikë për të larguar hijet e rënies nga kategoria pasi në rast të një barazimi ose humbjeje në derbi Kastrioti mund të afrohet ndjeshëm.

Por java e 33-të e Superiores nuk është vetëm derbi Partizani-Tirana, pasi luhen edhe 3 sfida të tjera shumë interesante. Në Gjirokastërl, Luftëtari i etur për pikë, pret Kukësin që synon të blindojë vendin e dytë dhe t’i shtyjë sa më shumë gestën Partizanit. Në Fushë Krujë Kastrioti luan një tjetër finale për mbijetesën teksa pret në Redi Maloku, Flamurtarin me shumë mungesa por që lufton për Europën. Një ndeshje mes dy rivalëve direktë për vendin e 3-të është ajo që do të zhvillohet në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës. Të 4-ta këto takime do të transmetohen live në ekranin e Supersport duke filluar nga ora 16:30./ i.h

Next Post
Rama: Në 21 janar nuk u hodh asnjë guriçkë, por u vranë 4 protestues

Rama: Në 21 janar nuk u hodh asnjë guriçkë, por u vranë 4 protestues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

“Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh”/ Bardhi: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga..

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In