Prokuroria e Gjirokastrës ka vënë nën hetim dy punonjës të hipotekës. Sipas informacioneve dy punonjësit po hetohen për tjetërsim të pronës.Mësohet se punonjësit që janë në hetim janë A.D 58 vjeç dhe V.K 48 vjeç, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh.
“Prokuroria e Gjirokastrës ka vënë nën hetim dy punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive në njësinë administrative Krahës, Bashkia Memaliaj. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas burimeve zyrtare të policisë shtetasit A.D 58 vjeç dhe V.K 48 vjeç, banues në Krahës dhe Tepelenë, kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, 66 vjeç, banues në fshatin Lulëzim të Krahësit, nga tokë private truall në tokë pemëtore, pronë shtetërore”, thuhet në njoftim.
ma.me