Arrestohet taksisti në Gjirokastër, në mungesë të dokumentacionit tenton të korruptojë policin me 500 lekë. Aurel Bali, 40 vjeç, banues në Lushnjë u ndalua nga policia në Rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavijë, në afërsi të fshatit “Dervician”.
Në momentin e ndalimit Bali i ka ofruar një 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij. 40-vjeçari nuk kishte licencë për taksi ndërsa kur u ndalua pasagjerë me mjetin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. ma.me











