• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjirokastër, sanitaret shkarkohen nga puna me letër me vrimë

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” zbuloi këtë të hënë mënyrën sesi bëhen shkurtimet nga puna në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Mekanizmi i zgjedhur për të hequr nga puna 3 punonjës është një short me letër me vrimë. Në të gjithë vendin ka pasur shkurtime të personelit të spitaleve rajonale dhe zgjedhja është bërë në bazë të kritereve të ndryshme, por kjo në Gjirokastër është më e veçanta.

Fillimisht le të njihemi pak me historinë e rrëfyer sipas versionit të të prekurës nga kjo ngjarje.

“Quhem Ziliha Voco dhe kam telefonuar në emisionin Fiks Fare sepse më kanë shkurtuar nga puna. Para 4-5 ditëve, drejtori i spitalit na mblodhi të gjithave në një dhomë dhe mes 30-40 punëtoreve sanitare hodhi shorteun me letra me vrimë. Na tha troç, kujt i bie letra për t’u larguar, do të ikë, të tjerët do të qëndrojnë”, është rrëfimi i kësaj qytetareje nga Gjirokastra, e cila vijon më tej rrëfimin e saj.

“Nga frika asnjëri prej nesh nuk foli. Një ditë më parë ishin ndarë zarfet se kush duhej larguar për shkak të shkurtimit të vendit të punës, por dikush prej tyre duhej të qëndronte. Për të mos e vënë vet gishtin, ai zgjodhi këtë metodë. Zgjodhëm secila nga një letër dhe në atë timen shkruhej largohu! M’u drodh mishi, ia tregova atij, por nuk foli fare. Me këtë metodë u larguan rreth 10-13 vetë. Unë kam rreth 27 vite që punoj në spital dhe nuk më ka thënë njeri plaç me gojë. Burri ka mbi 10 vite që nuk punon, me përjashtim të ndonjë rasti kur ka gjetur përkohësisht, ndërsa në familje jam e vetmja që kisha një punë. Me këtë zarf që më dërgoi drejtori në pavion, pavarësisht halleve të mia me dy fëmijë e një burrë të papunë, por edhe me disa probleme të vogla kredie, ai nuk e vuri aspak dorën në zemër dhe më shkurtoi. M’i la fëmijët pa bukë, këtë gjë nuk e kemi dëgjuar kurrë në histori”, shprehet Ziliha Voco.

Sa i përket shorteut, ajo shton: “Në një tavolinë të vogël ishin ulur shefi i kuadrit, drejtori në mes dhe kryeinfermieri i të gjithë pavioneve. Mbi të ishin vënë letrat e vogla të mbështjella, në të cilat shkruhej largohu ose qëndro. Emrat i thërriste me radhë, por unë isha nga fundi, ndërsa ato të fillimit qëlluan shumica me qëndro! Ne të pavionit tim thuajse u larguam”.

Megjithatë, emisioni investigativ “Fiks Fare” nuk e ka lënë me kaq këtë çështje, teksa ish-punonjësja së bashku me bashkëshortin e saj iu drejtuan drejtorit me kamera të fshehtë për të mësuar se ç’kishte bërë.

Bashkëshorti: Si ma bëre…
Drejtori i spitalit: Unë ta bëra?
Bashkëshorti: Po kush e bëri?
Drejtori i spitalit: Edhe njëherë, unë e bëra?
Bashkëshorti: Po kush e bëri?
Drejtori i spitalit: Kush e bëri?
Bashkëshorti: Ti e di që je drejtor. Po nuk e dite ti, kush do ta dijë?
Drejtori i spitalit: Kjo e di, e di vet. Ashtu u bë mo, u vendos në fund që do të zgjidhet ashtu.
Bashkëshorti: Si u vendos?
Drejtori i spitalit: U vendos ashtu siç u bë.
Bashkëshorti: Si?
Drejtori i spitalit: E o mos më thuaj si, si. Nuk të duhet ty sesi u vendos. E mori vesh ajo sesi u vendos, në rregull? Ke ndonjë ankesë ti motra ime?
Ish-punonjësja: Po drejtor, si do bëjmë?
Drejtori i spitalit: Edhe njëherë, më dëgjo mua këtu. Ore më dëgjo mua këtu. Ke ndonjë ankesë? U bë ndonjë hile? U bë ndonjë gjë?
Ish-punonjësja: Hile nuk u bë, por shorteu ishte i padrejtë.
Drejtori i spitalit: Pse?
Ish-punonjësja: Sepse fituan ne, që nuk na kishte dalë emri të shkurtuar nga puna…
Bashkëshorti: Ti e bëre me short…
Drejtori i spitalit: Po. Po pse e bëra me short? Mos e bëra nga mendja ime?

Ish-punonjësja: Hë mi…
Punonjësja: Pse pranuat të hidheshin zaret? Ç’donit? Jua ka bërë shumë mirë, jua ka bërë paq juve.
Ish-punonjësja: Jo vetëm ne, por të gjithave, se edhe ju nuk folët.
Punonjësja: Kur? Unë nuk isha fare. Të isha unë? Edhe të pranoja zarin? Pse çfarë jam unë? Jua bëri shumë mirë, jua ka bërë paq juve… më jua ka bërë, i lumtë b…
Ish-punonjësja: Po ty si të ra?
Punonjësja: Ma mori Xh… burri im. Ma tërhoqi burri.
Ish-punonjësja: Po si të ra pra? Largohu apo jo?
Punonjësja: Ee, largohu. Kush dëgjoi hodhi faqet në dhe, kush dëgjoi hodhi faqet në dhe.

Më tej erdhën edhe shpjegimet e drejtorit të spitalit, këtë herë për gazetaren e “Fiksit”, sigurisht edhe këtë herë në fshehtësi.

Drejtori i spitalit: Në total janë 11 shkurtime domethënë, sepse përgjegjëse materiali dhe sanitare janë një grup.
Gazetarja: Mirë drejtor faleminderit, por unë vazhdoj të këmbëngul për intervistë, sepse ne kemi persona që sjellin materiale, që ju e keni bërë me short këtë gjë…
Drejtori i spitalit: Edhe njëherë më dëgjo mua këtu. Këtu po bëhen gjithë këto gjëra të bukura, ju vini më thoni mua tani shorti… Është turp tani të biem në nivelin e shortit. Unë tani drejtor spitali të diskutoj shortet. Ku është parë? Unë s’jam sot për herë të parë…
Drejtori i spitalit: Tani nuk ka kualifikim për sanitaret, kriteret janë parë në bazë të nivelit të familjes së tyre. Jo njëri e ka një të punësuar, një të gjithë këta vetëm 4 më dolën që kishin në familjet e tyre dhe sanitarja dhe një të punësuar.
Gazetarja: Po pastaj të tjerët si u hoqën?
Drejtori i spitalit: Të tjerët ishin njësoj, një prerje.
Gazetarja: Edhe?
Drejtori i spitalit: Ishin një prerje dhe gjykuam edhe ngelëm në një gjë. Po tani çfarë t’i bëjmë?
Gazetarja: Domethënë ju nuk i keni hequr me short?
Drejtori i spitalit: jo, ka ardhur struktura më 20 janar dhe sot jemi që jam unë për të ikur nga puna, jo ato. Fjalën short, është e vërtetë që unë e kam përmendur, të mos gënjejmë. Ka qenë data, pasi erdhi struktura i mblodha të gjitha bashkë e u kam thënë kjo është logjika, kjo është struktura që ta dini. Sesi do ta bëjmë nuk e di pastaj, do të shohim të gjitha mundësitë.
Gazetarja: Dhe si e bëtë pastaj?
Drejtori i spitalit: A është e vërtetë, fjalën short thash e kam përmendur në janar. S’kam çfarë bëj u kam thënë. Bëjeni me short ose do ua bëj me short.

Ndërkohë le të ndjekim prononcimin e drejtorit të spitalit, këtë herë dhënë drejtpërdrejt për kamerat e Top Channel, kur ai nuk e pranon shortin.

Gazetarja: Drejtor, unë erdha sërish se nuk mund të ikja pa ju ballafaquar me zonjën që ka bërë ankesën.
Drejtori i spitalit: Të lutem tani, të lutem. Më duket se po bëjmë lojëra fjalësh. Të lutem.
Gazetarja: Jo, nuk po bëjmë lojëra fjalësh…
Drejtori i spitalit: Ti po do bëje emisionin… unë nuk kam çfarë të them.
Gazetarja: Po zonja thotë që më ka hequr drejtori me short.
Drejtori i spitalit: Po le të thotë çfarë të dojë zonja, e pastaj? Zonja e di fare mirë sesi ikën nga puna.
Ish-punonjësja: Po drejtor ika nga puna me short. Dhe më parë me burrin ma pranove, më the ike vet me short.
Drejtori i spitalit: Tani vjen e më sjell mua këtu njerëz.
Gazetarja: Po patjetër që do të sjellë njerëz.
Ish-punonjësja: Drejtor do dëshmitar?
Drejtori i spitalit: Jo nuk dua, ikni më ço në gjyq.
Ish-punonjësja: Jo në gjyq, se më ke hequr bukën e fëmijëve. E kupton se çfarë ke bërë me mua?
Drejtori i spitalit: Po dakord ç’të të them unë? Dakord.
Ish-punonjësja: Me një burrë mbi 10 vite pa punë, një nënë me dy fëmijë me 5 milionë lekë kredi. Drejtor mos ma moho që më hoqe me short. Na mblodhe, ishim 50 gra, u ra shorti 13. Në bazë të shortit ika unë, që i ishte zënë vendi asaj dhe ika unë. Drejtor të lutem mos ma moho.
Drejtori i spitalit: Dëgjo të lutem dil jashtë.
Ish-punonjësja: Jo nuk dal unë.
Drejtori i spitalit: Rri këtu pastaj, vazhdoni rrini ju se dal unë.
Ish-punonjësja: Mua më ke hedhur në rrugë. Po pse ma mohon?
Drejtori i spitalit: Ju lutem, o do dilni ju, o do dal unë.
Gazetarja: Jo do dalim ne.
Ish-punonjësja: Ju mbajtët magazinieren në punë që ju shkurtua vendi i punës dhe në vend të saj më vure mua me letër me vrimë. Dhe më dërgon mua…
Drejtori i spitalit: Po ç’janë këto letra me vrimë mi?
Ish-punonjësja: Po short o drejtor, çfarë të jetë tjetër? Letër me vrimë i them më thjesht unë.
Drejtori i spitalit: Atëherë do dilni apo të dal unë?
Gazetarja: Do dalim.

TCH

Next Post

Maqedoni, parlamenti voton listën e ministrave të propozuar nga BDI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In