Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 48 vjeçar me akuzën për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me një 19-vjeçare. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bodrisht të Gjirokastrës.
Policia ka ndaluar shtetasin Kristaq Braka, 48 vjeç, pasi është denoncuar nga 19 vjeçarja për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Shtetasja S.A 19 vjeç është banuese e fshatit Dropull.









