Kryetarja e re e Këshillit të Qarkut Gjirokastër do të jetë Lindita Rova. Ajo është zgjedhur në këtë post me shumicë votash duke qenë edhe kandidatja e vetme e propozuar në mbledhjen e parë të Këshillit të Qarkut. Anëtarët ranë dakord që votimi të ishte i hapur.
I pranishëm në mbledhjen e Këshillit ishte edhe ministri Bledi Çuçi, i deleguari politik i socialistëve në qarkun Gjirokastër, si dhe deputetja Artemis Malo. Me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut përmbyllet në këtë mënyrë procesi i 30 qershorit në Gjirokastër.
Lindita Rova është e para grua që do të drejtojë Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Prej vitit 2013 ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Arsimit nē Gjirokastēr. Nënkryetar i Këshillit u zgjodh Hodjan Selmani nga Këlcyra.
/a.r