• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjirokastër\ Organizohet “Qilim Fest” me polifoni, kalldrëmet mbulohen me qilima

by Java News
25/05/2024 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjirokastër është mbajtur eventi “Qilim Fest” që erdhi në edicionin e tij të tretë, një spektakël qilimash dhe motivesh që kanë mbuluar kalldrëmet, demonstrime publike të traditës së punës në tezgjah, shoqëruar me kënde të ndryshme muzikore të polifonisë, muzikës instrumentale dhe të ftuar nga treva të tjera. 

“Ishte një kënaqësi e madhe. Unë kam ardhur në këto skena me vite dhe e preferojmë shumë Gjirokastrën. I falënderoj të gjithë që na pritën bashkinë, gjirokastritët e turistët.”

Disa prej qilimave të ekspozuar në pazar janë realizuar që prej fillim shekullit të kaluar si pjesë e një traditë po aq të vjetër sa qyteti.

Realizimi i punëve në tezgjah sfidohet gjatë dekadave të fundit prej mungesës së lëndës së parë, mungesës së të rejave që merren me këtë profesion dhe konkurrencës prej produkteve të fabrikuara.
“Dyqani im është zgjedhur si një pikë për hedhjen e modeleve të qilimave dhe nxënës të qendrës kulturore vijnë dhe mësojnë si bëhen qilimat. E kam thënë dhe më parë, leshi që është lëndë e parë për qilimat është i vështirë për ti gjetur megjithatë me përpjekje ja dalim. Modelin jam përpjekur ta lidh me rrugët e qytetit. Kjo është një traditë që ne e kemi gjetur dhe mundohemi pak a shumë që ta trashëgojmë atë.”

Pjesë e eventit u bënë qindra vizitorë që e eksplorojnë Gjirokastrën në fundjavë por edhe grupe të huajsh.

Pazari dhe kalaja më kanë bërë shumë përshtypje se është shumë mirë i organizuar. Erdhëm sot paradite por kam qenë edhe para një muaji dhe nesër do ikim.

20% më shumë vizitorë do të ketë këtë sezon Gjirokastra ndërsa prurjet e eventeve me karakter tematik si ky i shpalosjes së qilimave përveçse përmirësojnë ofertën tërheqin vëmendjen për mbrojtjen e traditës lokale dhe të produktit turistik vendas. A.K./TemA

Next Post
Zelensky: Putin i frikësohet samitit të paqes në Zvicër

Zelensky: Putin i frikësohet samitit të paqes në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In