Anastasi Marina 63 vjeçe nga fshati Sofratike është rrezuar nga një lartësi 6 metra dhe është gjetur pa ndjenja nga familjaret e vet.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme dhe arsyet e rrëzimit mund të kenë qenë aksidentale por burimet saktësojnë se mund të bëhet fjalë edhe për një tentativë vetëvrasjeje, pasi 63 vjeçarja kohet e fundit kishte shfaqur probleme mendore.
Sipas mjekeve kirurge në spitalin e Gjirokastrës, 63 -vjecarja është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka goditje në pjesën e pasme të kokës dhe në gjymtyrë.
shqiptarja.com/d.i.