Një person rreth 70-vjeç është gjendur i pajetë në një lokal.
Nga raportimet e para nuk flitet për shenja dhune, ndërsa mësohet se personi kishte shkuar të pinte çaj.
Njoftimi i Policisë:
Në datë 22.06.2020, rreth orës 11:15, njoftohemi se në një lokal në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. V., rreth 70 vjeç,.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/e.rr











