Një person i burgosur sapo është arratisur nga salla e gjyqit. Report Tv mësoi se ngjarja ka ndodhur në Gjykatën e Apelit Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Ahmeti, 24 vjeç, i cili është arratisur nga salla e gjyqit pak minuta më parë nga Apeli.
Report Tv mëson detaje të reja mbi arratisjen e të riut, ku bëhet e ditur se ai ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’.
a.ç










