Gjirokastër, asgjësohen 1.900 bimë kanabis, gjendet dhe 1 automatik
Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar përmes djegies 1.900 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Sipas burimeve policore të qytetit, marijuana ishte mbjellë në fshatin Fushëbardhë dhe ajo kishte arritur lartësinë 20-150 centimetra.
Po ashtu, mes parcelave me kanabis sativa është gjetur edhe një armë automatik kallashnikov dhe 200 fishekë. Policia po punon për zbulimin dhe identifikimin e autorëve.









