• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjinushi: Në 2007 Saliu e shkatërroi Akademinë e Shkencave. Rama ta bëjë reformën, por jo me embargo

by Java News
08/09/2017 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mes të një debati të fortë për reformën në Akademinë e Shkencave, Report Tv ka investuar politikanin dhe anëtarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin, i cili shprehet se Akademia është katandisur në këtë gjëndje për shkak të asaj që ai e cilëson si  “antireforma e Saliut në vititn 2007”.

Sipas Gjinushit, “Problemi i akademisë nuk është problem i emrave të veçantë, pasi debati që bëhet është shumë i gjerë dhe shumë i gjatë. Që pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri është hapur një debat, duhet akademia, sduhet akademia dhe sulmet ndaj saj janë shumë mediokër dhe dashakeqe. Sepse nuk debatohet se si ta rivendosim shkencën. Këtu është fjala ça do investojmë për shkencën dhe si do jete hierakia, kush do jenë institucionet, si do bëhet drejtimi dhe promovimi i punimit shkencor në Shqiperi.

Akademiku Gjinushi sqaron për Report Tv, shkaqet që e kanë cuar Akademinë në këtë gjendje ku ndodhet sot, mes një furtune debatesh.

“Pas debateve konstruktive dhe shterpë, pas debateve objektive dhe subjektive, reforma e akadamisë mund të thuhet me dy fjali. Në 2007 është bërë një anti reformë.  Reformë anti shkencës, ligjor, kushtetueses, parimeve baze të se drejtës, pasi kërkimi shkencor kalon në plan të dytë. Për pasoje Akademia u bë honorifike dhe tani ska ça të bëjë. Honorifike  do të thotë nje bord që mblidhet njëherë në gjashtë muaj ose një herë në vit”, vijon Gjinushi.

Gjithashtu ai shton se qeveria Rama ka disa vite që negocion me Akademinë për reformën por ende nuk ka vepruar dhe se kjo reform nuk bëhet me embargo.

“Qeveria Rama ka disa vite që negocion dhe diskuton me akademinë për të fshirë atë anti reformë por fatkeqesisht nuk është vepruar.  Shqipëria duhet te kete akademi si në të gjitha vendet normale. Reforma duhet të gjejë një zgjidhje hibride dhe jo një zgjidhje të njëanshme siç bëri 2007.  Reforma nuk bëhet me embargo sepse akademia nuk është Koreja e Veriut, kjo bëhet duke vendosur, kjo do të jetë reforma, ky do të jetë ligji, ky do jetë vendi që do ti japim kërkimit shkencor në Shqipëri”, shton Gjinushi.

“Kur flasim per Akademinë nuk flitet për emra të vecantë për njërin apo tjetrin, por flitet si do të vlerësojmë shkencëtarët e rinj.  Çfarë hapësire do ti japim, dhe si do të shpërblehen nga shoqëria, sepse tek truri nuk bëhet: të dhashë kaq lek, sa lekë më ktheve. Nuk bëhet fjalë për këta të lodhurit sot bëhet fjalë për të rinjtë, për të ardhmen.  Në një moment të caktuar mund të jenë futur dhe politikisht, mund të jenë bërë edhe zgjedhjet politike sic u bënë ca në 2007, apo edhe klanisht me grupime.”

Gjinushi ironizon duke thënë se e ka peytur Sali Berishën në 2007-n, nëse e bëri reformën për inatin se nuk është bërë vetë akademik.

“Provuam të pashkelurën në 2007, e cila ishte një inat apo ça e kishte Saliu. E pyeta atherë Saliun mos e ke ngaqe nuk je bërë vetë anëtar, më tha jo.  Se di që edhe Edi ta ketë për të njëjtën arsye”,
 shprehet ai.

Shifrat e investuara janë qesharake vijon Gjinushi duke theksuar se “kush ka folur për shifrat që ka marrë akademia këto ditë është qesharake se është turp ti përmendësh ato shifra.  Po ti mendosh këto shifra mendon se është ndonjë qëndër kulturore në fshat dhe academia ka bërë 3 milion lekë libra. Debati për investimet tregon që jemi shumë larg në investimet në shkencë”

“Kemi një avantazh se me reformën e këtyre institucioneve mund të tërheqim edhe trurin që është jashtë. Rama duhet të japin zgjidhjen, zgjidhjen e ka marrë, e ka në tavolinë, por siç duket nuk jua ka dhënë njerëzve shumë të zotë. Zgjidhja është si gjithë të tjerët”,përfundon Skënder Gjinushi intervistën për Report Tv.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Kur të kërkon seks në rrugë një vajzë bukuroshe, ja reagimi i meshkujve

VIDEO/ Kur të kërkon seks në rrugë një vajzë bukuroshe, ja reagimi i meshkujve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In