• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjinaj tregon se çfarë i kërkoi “njeriu i Kurtit”: M’i gjej katër dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit

by A M
07/08/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për pronarin e “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi, që tashmë në publik është i mbarënjohur si “njeriu i (Kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurtit”, të cilit i besohen edhe “sekretet shtetërore”, ka folur në hollësi të padëgjuara më parë edhe një biznemes shqiptar në Gjermani, Ndue Gjinaj, i cili në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Berat Buzhala, ka treguar gjëra tmerrësisht të rënda nga bisedat e tij me “mikun e afërt” të Kurtit, dhe rolit që ka marrë ai.

Gjinaj ka treguar se personalisht Ridvan Muharremi, i ka kërkuar të gjejë “katër dëshmitarë katolikë” për të dëshmuar në Tribunalin e Hagës kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Kur kemi qenë në Shqipëri, Ridi një temë shpesh ma ka përmend. Më thojke ju besimtarë katolikë jeni më besnikë…Por, unë e kuptova vonë pse e thoshte”, nis e shtjellon Gjinaj. “Më tha: a mundesh m’ei i marrë do dëshmitarë katolikë, tha se prokuroria dhe shteti i Evropës dhe bota ju beson më shumë katolikëve…Më tha, që unë me marrë dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit”, ka treguar ai.

Gjinaj tregoi më pastaj edhe si ia kthyer përgjigjen Ridvan Muharremit: “I thash Ridit direkt. I thash Ridit, kush i del dëshmitar (kundër Hashim Thaçit) është një tradhtar”. Veç kësaj, biznesmeni Gjinaj tregoi edhe se si Ridvan Muharremi i ka folur për biznes të blerjes së armëve të vjetra turke, ku edhe ky i fundit i thotë se ai edhe Kurti kanë pasur për të marrë hisen e tyre “prej 10%” të 360 milionë eurove.

Gjinaj thotë që Muharremi nisi t’i flet për “tema armësh…”

“M’i shitë armët e Turkisë, armët që janë vjetru, Turkia ka marrë të reja, e këto armët e reja me i marrë. E kemi ba, tha, një bisedë me një polak, dhe që ai i ka lyp 15%. Janë afër 360 milionë euro armë, e përnjëherë m’ei qitë në Ukrainë. Tha që në qoftë se ai i merr 5%, tha mujm me ba biznes. Armët me i marrë prej Turqie, dhe 10 % janë për atë dhe Albin Kurtin. Armët me i marrë me i çu në Ukrainë, dhe 10 % me i taku Ridvanit dhe Albin Kurtit”, tregoi ai.

Gjinaj thotë t’ia ketë kthyer se është shtetas gjerman dhe se për një gjë të tillë nevojitet licensë. Por, Muharremi, si njeri i Kurtit, ishte i bindur se mund t’ia rregullojnë një të tillë.

“Këto janë pa licensë, i thash. Më tha, jo na mundemi me ba licensën. Më tha që ta japim ne një licensë ku ti guxon për shtet të Kosovës m’ei shitë armët. Edhe në ato tema t’u folë ia kërkova do fotografi të armëve, dhe m’i dërgoi, lloj lloj arme. Të gjitha i kam. Në WhatsApp”, tha ai.

Këtu, gazetari Buzhala, e ndërpreu për t’u siguruar në përgjigjen e tij: “Ridvan Muharremi t’i ka çu fotografitë e atmëve, ty, edhe ka thënë me qito?”

“Po, po”, shprehet i palëkundur ai.

“Ndodh, tha, që edhe helikopterë edhe armë të rënda ne çojmë se e kemi shansin njëherë tash na sot me përfitu. Por, te armët e lash temën. Por, ai prap më çojke forografi. Por, për më ardhë njëherë të armët, ju deshke me i marrë paret e vajit. E paret e vajit s’mujke me i marrë. E tha, mi përmendi do emra të partisë, tha po më kërcënojnë, ose po më vjen marre kur p’e shoh Albinin, tha po ma përmend shpesh, po me thotë: Ridi, ku osht vaji”.

Për të tingëlluar edhe më e tmerrshme ajo çfarë Gjinaj tregon t’i ketë kërkuar Muharremi është në lidhje me një kërkesë për likuidim të një kundërshtari politik, përkatësisht një pjesëtari të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Tema më serioze. Tema në esencë kundër shtetit, kundër popullit tonë. Së pari shkova me një shok timin, u takuam me një vend, dhe më tha që ky ka qenë me Albin Kurtin në burg. Njeri i rrezikshëm i thash është ai person, nuk është njeri i rrezikshëm. Tha: a kishi mujt me fol me ta që një person të PDK-së për me (gjest për eliminim) zhduk. Kështu më tha Ridvani. Tha që Albini e ka këtë dëshirë me ia plotësu, tha se mujn mem zanë më shumë besë atëhere. I thash Ridi, këto janë gjërat që i bën shtetin dëm. Këto nuk bahen. Këto kanë qenë temat që i kemi bë ne me të. Pasi e pa më zuni më shumë besë, tha i lajmë njëherë këto”, ka thënë Ndue Gjinaj,

 

 

Next Post
Shiste ekstazi brenda kalasë së Gjirokastrës, kapet në flagrancë trafikanti i lëndëve narkotike

Shiste ekstazi brenda kalasë së Gjirokastrës, kapet në flagrancë trafikanti i lëndëve narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In