• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

by A R
14/01/2026 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka shpjeguar arsyet pse opozita ka intensifikuar kërkesën për një qeveri teknike.

Ai theksoi se janë tre faktorë kryesorë që e kanë shtyrë PD-në drejt këtij qëndrimi.

Sipas tij, Raporti i fundit i OSBE/ODIHR është më i rëndi që nga zgjedhjet e vitit 2001.

“Aty janë faktuar të gjitha shkeljet dhe thuhet hapur se zgjedhjet ishin të parregullta. Ndryshe nga raportet e mëparshme, të cilat gjithmonë evidentonin një përmirësim krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ky raport ka qenë i ashpër. Raporti i fundit thotë se parti dhe shteti janë një, blerja e votave ka qenë masive, dhe lidhjet e krimit me politikën janë të dukshme.”

Gjoni theksoi se një tjetër shtysë e fortë për kërkesën e opozitës për qeveri teknike lidhet me presionin ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai veçoi qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), i cili sipas tij ka intensifikuar tonin e kritikave dhe angazhimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Me ardhjen e administratës Trump është intensifikuar lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Deklaratat e DASH kanë qenë të qarta: shqiptarët duhet të luftojnë krimin e organizuar dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë,” u shpreh Gjoni.

Më tej ai shtoi se marrëdhëniet mes PD-së dhe SHBA-së janë përmirësuar ndjeshëm, pasi deputetët demokratë janë në kontakt të vazhdueshëm me faktorët ndërkombëtarë.

Si faktor të tretë përsë duhet të ketë qeveri teknike, Gjoni u shpreh se është reagimi popullor ndaj korrupsionit.

“Populli po reagon për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Ky është një presion i brendshëm që nuk mund të injorohet,” u shpreh ai, duke nënvizuar se pakënaqësia e shoqërisë është bërë një shtysë e fortë për kërkesën e opozitës.

I pyetur për statusin “Non Grata” të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Gjoni tha se kjo nuk ka sjellë pengesa në aktivitetin e tij politik.

“Pavarësisht kësaj, Berisha merr pjesë në të gjitha forumet ndërkombëtare, në Parlamentin Europian, dhe nuk ka asnjë pengesë. Pengesa e vetme është vetëm vajtja e tij në SHBA,” theksoi deputeti.

Next Post
Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In