• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjimnazistët e “Partizanit” diplomohen në shkollën e re, Veliaj: “Premtim i mbajtur

by Java News
06/07/2023 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maturantët e gjimnazit “Partizani” në Tiranë e kryen ceremoninë e diplomimit në shkollën e tyre të re, e cila është ringritur më e madhe dhe më e fortë se godina e mëparshme.

I pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se i vinte mirë për mbajtjen e premtimit, që të rinjtë e këtij gjimnazi do diplomoheshin në godinën e re.

“Kishte nga ata që thoshin se Lali i bën këto premtime sepse është në fushatë dhe me gjasë nuk ka për t’i mbajtur. Por, ja ku jemi sot! Unë besoj se fjala e dhënë duhet mbajtur. Për të gjithë ata që besuan, faleminderit dhe ta gëzoni shkollën e re ‘Partizani’,” u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi faktin se nxënësit e pritën përfundimin e shkollës së tyre, duke ndjekur mësimet në shkollat aty pranë, e megjithatë nuk patën rënie në notat e tyre.

“Një shkollë më e mirë, më e re, më e madhe dhe më e bukur, sigurisht që ndihmon, por fakti që ‘Partizani’ edhe me shkollën e vjetër, edhe me kushtet e vështira e sfiduese, ishte një histori suksesi për Tiranën tonë, është e gjitha meritë e stafit pedagogjik, e atyre që investuan në dije, pavarësisht kushteve. Sot me kushtet e reja, edhe steka ngrihet më lart. Por, faleminderit për shërbimin, sepse unë besoj se, pavarësisht ku jemi thirrur të shërbejmë, secili prej nesh duhet ta punojë mirë ngastrën e tij. Di të them se skuadra juaj këtë ngastër e ka punuar në një mënyrë të mrekullueshme dhe jam shumë krenar për ju dhe të gjithë mësuesit dhe mësueset ndër vite, që kanë përgatitur një skuadër fantastike të ‘Partizonsve’,” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se puna pas tërmetit ishte sa sfiduese, aq edhe solli mundësi të reja, sidomos për rindërtimin e shkollave në Tiranë.

“Vërtet na ra një krizë të cilën nuk e kishim në dorë, vërtet në jetë ndodhin fatkeqësi që askush nuk i ndalon dot, por nëse jeta ju jep limona, a mund të bëni limonadë? Nëse ju vjen një fatkeqësi, a mund ta ktheni në një mundësi? Nëse vjen një shkatërrim i madh, a mund ta kthejmë në diçka që është më e madhe, më e bukur dhe më e fortë? Unë besoj se ky është një nga mësimet më të rëndësishme dhe më të çmuara që mund të nxirrni nga jeta. Uroj të mos shihni kurrë ditë të trishtuara, mos të shihni kurrë problematika. Është shumë e rëndësishme që, siç keni kalitur mendjen, të kalisni edhe karakterin tuaj. Nëse do të vijnë sfida, do dorëzoheni apo do thoni: Kjo është një sfidë e madhe, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme, që unë si ‘Partizons’ të shkëlqej në jetë?” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi faktin se gjimnazi i ri “Partizani” ofron tanimë kushte moderne dhe ambiente ku, jo vetëm nuk do ketë më nevojë për mësim me dy turne, por shkolla do i shërbejë edhe komunitetit të zonës përreth.

Për ju ka qenë një vit i vështirë sepse gjatë kohës që shkolla rikonstruktohej, ju është dashur ta zhvilloni procesin mësimor në një shkollë tjetër pritëse. Ju ia keni dalë me shumë sukses, sepse i kam parë edhe rezultatet e Maturës Shtetërore të këtij viti dhe rezultatet tuaja janë shumë të kënaqshme. Sot dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës që e mbajti premtimin dhe ceremoninë e diplomimit po e zhvilloni në këtë oborr, përpara kësaj shkolle, që sot është me standardet më të mira bashkëkohore. Këtu, më në fund, nuk do të ketë më mësim me dy turne, sepse kemi shumë hapësira shtesë, kemi klasa shtesë, kemi më shumë laboratorë, kemi një bibliotekë shumë të mirë, kemi një palestër, e cila shërben edhe si një qendër multifunksionale,” tha ministrja Kushi.

/f.stafa

Next Post
Lirimi para kohe i Tahirit, Bardhi: Vendimi, një tallje e drejtësisë

Bardhi: Më 29 korrik nuk ka zgjedhje. Cilido është i lirë të bëjë takime paralele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In