• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjimnastet shqiptare kthehen me medalje nga Portugalia, Presidenti i Federatës: Optimist për arritje të mëtejshme

by E S
26/07/2025 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një garë të fortë të zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, ku merrnin pjesë skuadrat përfaqësuese të gjimnastikës nga federatat e të gjithë botës, ekipi kombëtar i gjimnastikës i Shqipërisë shpalosi vlera të spikatura dhe performancë mbresëlënëse, duke u renditur në vendin e tretë si dhe duke fituar një medalje bronxi.

Vlerësimi për gjimastet shqiptare merr një vlerë të veçantë përballë ekipeve të tjera prestigjoze garuese nga e gjithë bota me përvojë tejet të gjatë në gjimnastikë. Njëkohësisht, kjo arritje është edhe krenari pasi flamuri ynë kombëtar u valëvit mes garuesve fitues.

Duke marrë parasysh moshën e re të sportisteve pjesëmarrëse, optimizmi është i natyrshëm dhe legjitim sepse në rrugëtimin e tyre ato tashmë synojnë arritje të reja dhe renditje në nivele më të larta.

Ky ishte edicioni i 5-të i “World Gym for Life Challenge” ku skuadra kombëtare e Shqipërisë u përfaësua nga gjimnastet Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela dhe Melisa Agolli, si dhe delegacioni shqiptar i udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Zj. Eliriana Karaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Z. Leonard Lulaj, shprehet optimist në vijim të punës serioze përgatitore dhe masivizimit të sportit të gjimnastikës në dobi të rritjes së treguesve cilesorë për të konkurruar në nivel ndërkombëtar.

Ky rezultat është jo vetëm vlerësim i përpjekjeve dhe përkushtimit e punës së gjimansteve të reja dhe vetë Federatës, por edhe një motivim për arritje të mëtejshme dhe ambicie konkrete për rezultate më të larta.

Përkushtimi i vazhdueshëm i Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Z. Lulaj, si dhe entuziazmi i gjimnasteve të reja, jo vetëm që u kurorëzuan me sukses, por janë edhe nxitje e burim frymëzimi për të rinjtë që dëshirojnë të përfshihen në rrugën e bukur të sportit. / Nga: Elton Therçaj/

Next Post
Një javë para përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, dështon për herë të 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Sot afati i fundit, dështon edhe përpjekja e 53-të e Kuvendit të Kosovës për konstituim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In