• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Shpifësi digital Berisha, i tronditur nga humbja në Dibër

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri ka reaguar ndaj deklaratave të bëra në adresë të tij nga ish kryeministrit Berisha, mbi të ashtëquajturën aferë korruptive në Kaskadën e Drinit. Berisha e quajti këtë një mega-aferë korruptive dhe akuzoi ministrin Gjiknuri se po e trajton Kaskadën e Drinit si ‘pronë private të tij’.

“Një tender në KESH mbahet në sekret të plotë, pa shpallje zyrtar, një kontratë që nuk ka asgjë të qartë. Sipas kësaj kontrate, kompania merr në menaxhim të gjithë Kasakadën e Drinit. Kaskada e Drinit tregtohet sikur të jetë pronë private e Gjiknurit”, deklaroi Berisha.Berisha tha se KESH nuk ka respektuar dispozitat ligjore që parashikon, sipas tij, vetëm transaksionet blerje-shitjet dhe shërbimet duke i dhënë menaxhimin e Kaskadës së Drinit një kompanie serbe.

Por sipas Gjiknurit, humbja e zgjedhjeve të pjesshme lokale nga Partia Demokratike në Dibër e ka lënë me pasoja dhe irrituar shpifësin dixhital, Berisha.

“Jo rastësisht sot, në ditën e inaugurimit dhe vënies në punë të hidrocentralit të Banjës, një ndër investimeve më serioze në vend, Sali Berisha doli para medias për të lëshuar një valë të re shpifjesh ndaj personit tim dhe sektorit energjitik në tërësi. Lëshon sot shpifje, ditën kur u kurorëzua produkti i një bashkëpunimi të ngushtë e për tu marrë shembull mes qeverisë dhe investitorit privat Statkraft, që i dha zgjidhje problematikave të lëna jetime në kontratën fillestare koncesionare.Ndryshe nga zakonisht, kur fshihet pas tastierës së kompiuterit, këtë herë mori guximin të shpifë me zë dhe figurë. Asnjë shqiptar sot nuk e beson këtë varrmihës të sektorit energjitik që vjell vrer ndaj çdo sektori e reforme që ecën përpara në këtë vend dhe ndaj çdo drejtuesi politik që drejton këto reforma”, ka deklaruar Gjiknuri.

Sipas tij, Sali Berisha gjithçka e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë për interesa krejtësisht të ngushta politike e financiare të tijat.

“Mjafton të kujtojmë se si i favorizoi në 8 vjet kompanitë e huaja të tregtimit të energjisë duke i shkaktuar së paku 150 milion euro në vit humbje Buxhetit të Shtetit dhe taksave të shqiptarëve nga toleranca e vjedhjes dhe abuzimi me energjinë elektrike, të cilën e blinte nga këta tregtarë prej importit. Mjafton të kujtojmë se si e urdhëronte me telefon dhe shkresa zyrtare Entin Rregullator për çdo vendimmarrje.

Është ky varrmihës që bllokoi ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë e Kosovës pikërisht për të favorizuar lidhjet e tija klienteliste financiare me tregtarët e energjisë, duke izoluar e vënë në varësi të Serbisë jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë. Përfundimi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është një vepër që e ka lënduar shumë varrmihësin e sektorit energjitik por shqiptarët nuk i kanë harruar bëmat e tij”, deklaron Gjiknuri.

Ministri sqaron se Kontrata për Depozitimin e Energjisë në Kushtet e Prurjeve të Mëdha, nënshkruar ndërmjet KESH sh.a dhe Shoqërisë EFT, të cilës i referohet me dashakeqësi të qëllimshme Berisha, nuk i jep të drejta Shoqërisë EFT për të realizuar menaxhimin e Kaskadës së Drinit.

“Kontrata e depozitimit,  synon të ofrojë një zgjidhje të problematikës që në vazhdimësi ka rezultuar si pasojë e situatave emergjente dhe të paparashikuara të shkaktuara nga prurjet e mëdha në basenet e HEC-eve të kaskadës mbi lumin Drin, periudha në të cilat shoqëria KESH sh.a. ka qenë e detyruar të kryejë shkarkime uji pa prodhim energjie. Nëpërmjet kësaj kontrate synohet të maksimizohet prodhimi i energjisë elektrike nga Kaskada dhe optimizohet përdorimi i prurjeve për prodhim energjie duke evituar shkarkimet e ujit pa prodhuar energji, duke dhënë vlerë të shtuar ekonomike në interes të shtetit shqiptar nga ajo sasi uji e cila sot derdhet pa patur mundësinë të tregtohet si energji e prodhuar.Përkundër sa pretendon shpifësi dixhital, kjo kontratë nuk cënon aspak as menaxhimin e Kaskadës së Drinit, as detyrimin për shërbimin publik karshi konsumatorëve shqiptarë dhe as sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Ajo është një ndër masat që i shërbejnë mirëmenaxhimit të sektorit elektroenergjitik dhe maksimalizimit të përfitimeve të shtetit.Çdo person i interesuar, përfshirë edhe mediat janë të ftuar të marrin të gjitha informacionet e nevojshme në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare për procedurat e ndjekura prej saj në këtë rast”, ka deklaruar Gjiknri.

ma.me

Next Post
Skandali me Skënderbeun/ Prokuroria e Përgjithshme ende pa vendim nëse do nisë hetimet apo jo

Kryeprokurori Adriatik Llalla largon familjen jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

January 15, 2026
Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

January 15, 2026
Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In