• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Rruga e Lumit të Vlorës, premtim i mbajtur

by Java News
30/05/2017 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Selenica dhe Drashovica ishin ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri ku prezantoi kandidatin për deputet Vullnet Sinaj. Duke u ndalur tek kandidatura me të cilën Partia Socialiste kërkon votat e banorëve të zonës së Lumit të Vlorës, Gjiknuri tha se “me zgjedhjen e Vullnetit, në njëfarë mënyre e dhamë sinjalin e parë që ju respektojmë si zonë. Zgjodhëm një njeri që ka lidhje të forta me zonën. I mbajti, i respektoi njerëzit, qe tamam një lab që nuk shkëputet nga vendi i tij. Pra, po votoni një njeri, nuk po votoni thjesht një slogan. Keni një njeri, një djalë tuajin që ja njihni rrënjët dhe përfaqëson forcën më progresiste politike”.

Gjiknuri komentoi edhe projektin tanimë në konkretizim e sipër të ndërtimit të Rrugës së Lumit të Vlorës duke insistoi se ky është premtimi i mbajtur i Kryeministrit Rama.

“Po bën një rrugë, që ju e dini shumë mirë, edhe unë e mbajt mend që i vogël. Shumë të tjerë e kanë thënë brez pas brezi, kur do bëhej rruga e Lumit të Vlorës?! Kush do qe ai njeri që do e merrte përsipër ta bënte këtë realitet? Praktikisht Edi Rama e mbajti fjalën, qeveria socialiste e mbajti fjalën, rruga ka filluar, do vazhdojë e do sjellë potenciale të mëdha ekonomike. Nuk është thjesht se njerëzit duan të shohin një rrugë, rruga sjell zhvillim, rruga ju sjell shumë afër me qytetin e Vlorës i cili në vetvete po transformohet”, nënvizoi Gjiknuri.

Kandidati për deputet Vullnet Sinaj shprehu bindjen se banorët e Lumit të Vlorës do zgjedhin në 25 Qershor votën masive ndaj Partisë Socialiste.

“Unë ju them se në 25 Qershor, ne do të bashkohemi të gjithë sëbashku për të marrë rrugën drejt Evropës. Nuk ka asnjë timonier, dhe asnjë mjet tjetër që e çon Shqipërinë, që çon Vlorën e që çon Drashovicën drejt Evropës veç timonierit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Ju ftoj që të gjithë sëbashku, të majtë e të djathtë, të votojmë për Partinë Socialiste, për qeverinë e Edi Ramës që është e vetmja qeveri që do të bëjë realitet ëndrrat e Labërisë dhe ëndrrat e Drashovicës”, u shpreh Sinaj.

ma.me

Next Post
Publikohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Qershorit

Publikohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Saimitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In