• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri reagon ndaj PD: Fabrikimi i radhës

by Java News
05/01/2016 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Industrisë reagoi sot ndaj deklaratave të Partisë Demokratike, qe përmes sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, deklaroi se qeveria e ka dhënë pa garë dhe pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjetik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një kompanie turke, “Suzer & Nurol Group”.

“Viti i ri në opozite nuk kishte si të fillonte ndryshe për Partinë Demokratike, përveç se duke lëshuar shpifjen e parë për 2016. Fabrikimi i radhës sot kishte të bënte me hidrocentralin e Skavicës. Mjaftonte që zonja Duma të kërkonte një informacion pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë përpara se te dilte në konferencë, por tashmë jemi mësuar se zëdhënësve të Partisë Demokratike nuk u intereson e vërteta, por shpifja që vet fabrikojnë, vet mediatizojnë e më pas vet besojnë”, thekson MEI me anë të një deklarate për mediat.

Sa për fabrikimin e tyre të radhës, vijon MEI, “dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është krejtësisht normale të publikohen emrat e kompanive të huaja prestigjioze, të cilat në mënyrë zyrtare marrin pjesë në procedura të hapura e transparente koncensionesh apo partneritetesh publike private”.

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në zbatim të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 576, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve për hidrocentralet”, pasi ka shqyrtuar propozimin e ardhur për ndërtimin e HEC Katund i Ri mbi Lumin Drin i Zi, ka bërë vlerësimin përkatës nëpërmjet Oponencës Teknike Shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, KESH, dhe institucioneve të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me këtë projekt”, thekson MEI.

“Në përfundim të këtij procesi”, nënvizon MEI, “bazuar edhe në studimin e kryer nga kompania franceze “SOGREAH”, e kontraktuar nga qeveria shqiptare pikërisht për të vlerësuar potencialin hidroenergjetik të lumit “Drini i Zi”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë e ka vlerësuar projektin me një bonus (sipas legjislacionit në fuqi) prej 8 pikesh, vlerësim i miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të datës 23.12.2015”.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë thekson se, “do të vijojë me hapat e mëtejshme procedurale të përcaktuara në Ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Këto hapa përfshijnë hartimin e dokumentacionit standard të procedurës konkurruese (ToR), publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe në rast të një procedure të suksesshme, negocimin e kontratës”.

“Siç shihet qartë, asnjë prej pretendimeve të Partisë Demokratike nuk qëndron. E vërteta është se ekziston një procedure ligjore që po ndiqet rreptësisht nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, procedurë që siguron transparencë të plotë, konkurrencë të ndershme dhe vendimmarrje në interes të shqiptarëve”, përfundon deklarata e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Next Post

Zjarr në banesën e një të moshuari tek “Zogu i Zi”, shkak një bombul gazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In