• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: PS s’blen as shet vota, përgjimet shashka të PD-së

by Java News
19/06/2019 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Damian Gjiknuri gjatë një takimi në Vlorë iu rikthye duke komentuar sërish përgjimet ku doli edhe emri i tij për zgjedhjet lokale të 2016 në bashkinë e Dibrës, ku ishte drejtues politik i qarkut. Ai insistoi se Partia Socialiste as nuk blen e as nuk shet vota por figurat kryesore politike të saj po goditen për qëllime të pastra politike.

“Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz. Ata (PD) nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep pa qënë këtu. Pra, praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste.

Sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje, ata mjaftohen duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike dhe duan të nxisin njerëz për dhunë. Ne nuk do ti lejojmë. Ne jemi vërtet përfaqësuesit e denjë të Vlorës ndaj Vlora na voton“, theksoi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri tha se fushën e lojës e braktisi Partia Demokratike ndaj ftoi qytetarët të votojnë më 30 Qershor për Partinë Socialiste si alternativën më të mirë qeverisëse.

“Kush ka bërë më shumë për Vlorën se sa ka bërë Partia Socialiste? Investime të mëdha edhe në rrugë qoftë me Bypass-in që do të përfundojë shumë shpejt, me qytetin e Vlorës që është transformuar apo investimet në energji elektrike. Këto punë të mira do të vazhdojnë”, nënvizoi Gjiknuri.

Fushën e lojës, vijoi ai, nuk e braktisëm ne por e braktisën ata, nuk i kemi lënë asnjë shkak të braktisin fushën e lojës. “Ata duan të tërhiqen nga gara dhe kërkojnë përmbysjen me dhunë të pushtetit, duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës.

Akuzojnë Kryeministrin e Shqipërisë për një bisedë krejt normale se thotë “A arrite objektivin?!”. -Po!..” Po, mor po, Ne jemi parti me objektiva elektoral! I vendosim vetes qëllime elektorale dhe i arrijmë. Kemi mbështetje, kemi njerëz dhe kemi struktura. Ne jemi ata që as na blen e as na shet njeri. Por po ka një gjë që e blen shpirtin vlonjat është fjala e mbajtur dhe puna e bërë”, theksoi Gjiknuri.

Gjiknuri doli në dy përgjime të gazetës gjermane. Në përgjimin e parë del në skenë duke komunikuar me Arben Keshin.

g.kosovari

Next Post
Edhe Gjirokastra kërkon lirimin e ambienteve zgjedhore, kryetari i KZAZ: Do zbatojmë urdhrin e KQZ

Edhe Gjirokastra kërkon lirimin e ambienteve zgjedhore, kryetari i KZAZ: Do zbatojmë urdhrin e KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In