• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri: Po riaktivizohet aftësia përpunuese në industrinë minerare

by A R
22/06/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetëmbëdhjetë vjet pas braktisjes, një nga projektet e rëndësisë së veçantë për industrinë minerare, traverbanku i Klosit ka avancuar punimet, e rifilluara në gusht të vitit 2015, me mbështetjen që iu dha nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ishte në minierën e Bulqizës, ku kompania po investon 5.8 milionë dollarë për zhvillimin e këtij projekti që përbën një hallkë të rëndësishme në ciklin e mbyllur prodhim-përpunim. Përmes tij, minerali do të transportohet nga niveli i pestë i minierës drejt impiantit të seleksionimit të kromit në Klos. Sipas drejtuesve të kompanisë, rëndësia primare në projekt është se shmang përmbytjen e minierës dhe rrit sigurinë në punë.

“Është një investim prej 5.8 milionë dollarë që ka filluar në gusht të vitit 2015 është pjesë e kompleksit minerar të Bulqizës dhe qëllimi kryesor që ka është i shërben sigurisë në punë, eliminon një herë e mirë mundësinë e përmbytjes së minierës së Bulqizës, pra, sigurinë e jetës së njerëzve së pari. Paralelisht me zhvillimin e minierës së Bulqizës dhe të vendburimit të Qafë Buallit parashikohet që minerali i Bulqizës të transportohet me anë të një linje hekurudhore në impiantin e seleksionimit të Klosit, ku pasi të përpunohet të shkojë në uzinat e Ferro-kromit. Impianti i Klosit është gati, janë investuar rreth 1.2 milionë dollarë,” – shpjegoi projektin drejtuesi i kompanisë.

Inxhinieri, i cili 18 vjet më parë ishte pjesë e punimeve për ndërtimin e traverbankut dhe sërish sot, me një ekip prej 60 vetash, i ka rinisur ato, e vlerësoi projektin me një rëndësi të veçantë për zhvillimin e minierës dhe të industrisë minerare. Kryeministri Rama vuri theksin tek rëndësia e investimeve që riaktivizimin e industrisë përpunuese, që i jep një vlerë të shtuar kësaj industrie. “Gjëja më e rëndësishme është se ne kalojmë në përpunim. Përpunimi rrit gjithë vlerën e shtuar dhe nga ana tjetër sjell edhe rritje punësimi, rrogash e mirëqenie.” (monitor / r.a)

Next Post

Këshilli i Mandateve mblidhet për Reformën, merr pjesë deputeti Halimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In