• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Përçarja e opozitës na favorizon më 6 Mars, presidenti gati për tranzicionin e tij politik

by Java News
29/01/2022 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të angazhohen totalisht për garën elektorale të 6 Marsit në 6 bashkitë, por socialistët janë të bindur se do i fitojnë ato përfshirë dhe Bashkinë e Shkodrës, një bastion që nuk mbahet mend që kur është drejtuar për herë të fundit nga një socialist.

Damian Gjiknuri, në një intervistë nuk e fsheh që kriza në PD i favorizon në këtë proces zgjedhor.

“Garimi me kandidatët e tyre do të sjellë çarje vote dhe natyrshëm kjo krijon avantazhe elektorale për PS, s’mund ta mohoj këtë. Por gjithsesi Shkodra është nga garat më të vështira, është një garë që ia vlen të fitohet se ka shumë vite që fitohet vetëm nga demokratët”.

Emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Rrogozhinës e Dibrës u zyrtarizuan të premten nga kryesia socialiste. E vetmja bashki ku ende janë duke u shqyrtuar kandidaturat është Lushnja. Edhe në këtë rast Gjiknuri nuk e fsheh që arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes e ka vështirësuar situatën në gjirin e PS në këtë bashki.

“Natyrshëm situata aty mbase s’ka qenë dhe aq e favorshme për shkak të edhe situatave penale që janë krijuar, megjithatë duhet parë dhe ana tjetër e medaljes që është konsultimi më i gjerë për të dalë me një kandidaturë më të mirë”.

Në këto zgjedhje të pjesshme, Gjiknuri sheh si aktor dhe Presidentin e Republikës që është rikthyer si para 25 Prillit të jetë shumë aktiv në publik.

“Frymëzimet poetike të Presidentit, sipas garës së radhës nuk dua t’i komentoj se nuk di nga se frymëzohet ai. Unë di që ai nuk e bëri rolin e Presidentit dhe për këtë do mbahet mend në histori. Ka qenë aktor i mirëfilltë politik, pjesëmarrës në çdo palë zgjedhje. Me ç’duket po përgatitet tranzicioni i tij politik. Për ne nuk është ndonjë ngjarje e paparashikuar”.

Procesi brenda Partisë Socialiste për përzgjedhjen e kandidaturave për Presidentin e ri që në çdo rast duhet të nisë zyrtarisht në Prill, mohon të ketë nisur. Por sheh dhe mekanizma sesi opozita të ketë rolin e saj në këtë përzgjedhje.

“Është pjesë e grupimeve të votave në Parlament dhe e ka mundësinë të shprehet dhe të pozicionohet sipas interesave politikë dhe në lidhje me figurat më të përshtatshme që ata i gjykojnë”.

I ngarkuar për të bërë ndryshimet në statutin e PS që do miratohen në Kongresin e Prillit, Gjiknuri zbulon për Tv Klan disa nga ndërhyrjet në librin e rregullave të kësaj force.

“Krijimi i një strukture ekzekutive administrative”.

Por a është ky mekanizëm çimentimi i sistemit të patronazhimit në PS, aq shumë të debatuar para 25 Prillit?

“Krijimin e një strukture permanente administrative në parti e cila do të jetë strukturë ekzekutive për pasjen e një skeleti të mirëfilltë të partisë”.

Kryeministri Rama ka deklaruar se në procesin e 6 Marsit do të angazhohen vetëm deputetët dhe përfaqësuesit politikë të bashkive që shkojnë në zgjedhje dhe jo e gjithë Partia Socialiste.

Next Post
Basha për 6 marsin: Hyjmë në zgjedhje për të fituar. Do bëjmë koalicion moral me shumicën e shqiptarëve ku Berisha dhe Meta janë pengesë

Basha për 6 marsin: Hyjmë në zgjedhje për të fituar. Do bëjmë koalicion moral me shumicën e shqiptarëve ku Berisha dhe Meta janë pengesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In