• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjiknuri: PD të japë konsensusin e saj për marrëveshjet energjitike

by
23/07/2015 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ftoi opozitën të jepte konsensusin e saj për marrëveshjet për investimet në sektorin energjitik që po diskutohen në seancën e sotme plenare.

“Reforma në sistemin energjitik po shkon në drejtimin e duhur. Ajo është konfirmuar edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Kërkoj konsensusin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për reformat dhe marrëveshjet në sistemin energjitike, pasi janë një platformë e nevojshme për zhvillimin e vendit”, deklaroi ministri Gjiknuri në fjalën e tij para deputetëve në seancë, ku po diskutohen dy marrëveshjet me KfV, Frankfurt am Main
(“KfV”), për efiçencën energjitike dhe sigurinë e digave.

Sektori energjitik, vijoi Gjiknuri ka nevojë për investime dhe paketa e huasë në shumën 40 milionë euro nga KfV Frankfurt am Main në mbështetje të projektit “Efiçenca Energjetike – Programi për sektorin e
transmetimit të energjisë elektrike” do t’i shërbejë përmirësimit të sistemit tonë energjitik.

Sipas tij, janë disa investime që po kryhen nga në sistem përmes marrëveshjeve të huasë me partnerë ndërkombëtarë dhe kjo ka ardhur si rezultat i kthimit të besimit

Duke u ndalur në shifra, ministri Gjiknuri bëri të ditur se qeveria përmes masave dhe politikave të ndërmarrë ka bërë të mundur rritjen me 82 % të nivelit të arkëtimeve gjatë gjysmës së parë të këtij viti krahasuar me vitin 2013.
‘Gjatë periudhës janar-qershor, 2013 vlera e arkëtimeve ishte 18.37 miliardë lekë, ndërsa në periudhën janar-qershor 2015 janë 34.3 miliardë lekë ose 82 % arkëtim më shumë si rezultat i masave e politikave, në kushtet kur çmimi mesatar i energjisë është ulur nga 9.7 në 9.5 lekë. Rritja e arkëtimeve erdhi si rezultat i politikave dhe mirëadministrimit të kompanisë”, deklaroi Gjiknuri.

Sa i përket humbjeve, ministri tha se niveli i humbjeve u ul nga 45.3 & gjatë 6-mujorit të parë të 2013-ës në 32 % në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Sherefedin Shehu duke vlerësuar qeverinë gjermane për mbështetjen e sektorit energjitik në vendin tonë tha se qeveria u kujtua të nxirrte këtë marrëveshje nga sirtari vetëm në prag të vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Tiranë.
Sipas tij, investimet që trumbetohen nga qeveria nuk u reflektuan në përmirësimin me energji elektrike, pasi janë shtuar ndërprerjet e energjisë në mbarë vendin. reforma e qeverisë në sistemin energjitik, tha Shehu kishte vetëm një qëllim të rëndonte qytetarin dhe ta mbante atë peng në prag të zgjedhjeve./

Next Post

Fotolajm/ Deputetja i jep gji fëmijës, gjatë seancës parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

January 27, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

January 27, 2026
“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

January 27, 2026
VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In