• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri padit Pampurin: Çmontimi i shpifjeve në Komision, detyroi Lulin të nxjerrë folësen e radhës për fabrikuar gënjeshtra

by Java News
23/02/2022 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, do të padisë për shpifje deputeten demokrate Orjola Pampuri. Në një reagim në Facebook, deputeti Gjiknuri thotë se seanca e djeshme në Komisionin hetimor çmontoi akuzat dhe shpifjet e fabrikuara nga PD. Gjiknuri thotë se udhëtimet e pretenduara në vitet 2014 – 2018 janë vizita pune zyrtare dhe në përputhje me praktikën e cila gjendet lehtësisht në institucionin që ai ka drejtuar, ndërsa datat e dy udhëtimeve në 2019 janë pa asnjë lidhje me personat në fjalë, pasi janë udhëtime familjare.

“Shpifja prej kohësh është një institucion në PD. Kjo nuk përbën çudi! Çudi është fakti se si institucioni me logo të reja, e avaze të vjetra, nuk heq dorë nga shpifja.

Me sa duket, çmontimi dje në Komisionin Hetimor i shpifjeve të fabrikuara nga SHQUP-i, bëri që Luli të nxjerrë sot folësen e radhës për të fabrikuar gënjeshtra.

Nga 15 udhëtime që thoshte Gazi i Lulit në tetor, sot dëgjuam nga suflerja e Lulit se qenkan 6. E vërteta nuk mund të fshihet, as nga Lulzim Basha dhe as nga gaztorët e oborrit të tij, që mundohen të shmangin me gënjeshtra dhe shpifje tipike humbësish që dinë veçse “ta bëjmë ditën natë”.

E vërteta është krejt ndryshe dhe këto provohen lehtësisht.

Siç e sqarova edhe dje në Komision, udhëtimet e pretenduara në vitet 2014 – 2018 janë vizita pune zyrtare dhe në përputhje me praktikën, e cila gjendet lehtësisht në institucionin që drejtoja. Ndërsa datat e dy udhëtimeve të mia më 2019 janë pa asnjë lidhje me personat në fjalë, pasi janë udhëtime familjare. Transporti që kam zgjedhur është publik dhe me linja komerciale, duke bërë që çdo lidhje rastësore është thjesht ushqim për shpifjen”, thekson Gjiknuri.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, thotë se deputetët e opozitës janë kthyer në amplifikatorë të gënjeshtrave të Lulit, ndërsa ky i fundit përdor gratë e partisë për të shpëtuar karrigen e tij.

“Përballja me këto shpifje dhe gënjeshtra do të jetë në gjykatë, pasi “7x 7” qenka kthyer në epidemi në PD. Si në rastin e Lulit dhe Gaztorit të tij, i kam kërkuar avokatit tim që të përgatisë padinë për shpifje ndaj znj. Pampuri.
Keqardhje për kolegët e opozitës, që janë kthyer në amplifikatorë të gënjeshtrave të Lulit dhe e turpshme për Lulin që përdor gratë e partisë për të shpëtuar karrigen e tij.

Nuk ke shpëtim, pasi ia arrite që PD ta katandisësh si “kokoshi një thelë”””, u shpreh Gjiknuri./m.j

Next Post
“Pikë kritike”/ Ministri i Jashtëm ukrainas-OKB: Mos të përsërisim gabimet e politikanëve në prag të luftërave të tjera botërore!

"Pikë kritike"/ Ministri i Jashtëm ukrainas-OKB: Mos të përsërisim gabimet e politikanëve në prag të luftërave të tjera botërore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In