• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri opozitës: Në Dibër kërkuat ndihmë nga njerëzit e Shukriut

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me akuzat e hedhura nga opozita, për blerjen e votave në Dibër. Në cilësinë e koordinatorit të PS për Dibrën dhe zgjedhjet, Gjiknuri akuzoi opozitën se ka bashkëpunuar edhe me ish kryebashkiakun Shukri Xhelili.

“Kam ndjekur shumë analistë që thoshin dhe që ngrenin pyetje, madje edhe këta kur zbarkuan në Dibër, thanë; do të heqim Shukritë. U nisën nga ideja se me ngjarjen e Shukriut këta i kishin zgjedhjet në xhep. Me çeljen e fushatës, këtë kishin sloganin e tyre.

Pas disa ditësh u thanë mos u merrni me Shukriun. Dibranët dinë ta dallojnë mirë partinë nga individi. Po t’i vini re, nuk e përmendën më në ditën e tretë dhe të katërt, sepse dibranët që panë tek qeveria shqiptare që në momentin kur u publikua video-skandali, reagoi duke e shkarkuar. Në qeverisjen tuaj, kryebashkiak me skandale të ngjashme nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ata e panë vizionin tonë.

Më vonë filluat të kërkonit ndihmë nga njerëzit e Shukriut. Kjo është histori tjetër që s’po e diskutojmë këtu. Fushatën PD-ja e kishte lexuar si një ekskursion elektoral, të rekturuar në Tiranë nga disa deputetë dhe zyrtarucë të Partisë Demokratike. Thanë po bëjmë ekskursion në Dibër.

Të gjithë kishin përgatitur spaleta për fitoren që prisnin. Madje, kryetari në detyrë Basha tha se gjeta kalin e betejës për t’u thënë dibranëve se uragani i votave që do të vijë në Tiranë, uragani i  Dibrës do të mbërrinte në Tiranë. Kjo ishte e meta tjetër e opozitës, e cila vajti në ekskursion elektoral njësoj si kolonizatorët për t’u thënë indigjenëve se në çfarë gjendje e kishte lënë Dibrën. Madje, mori një shpurë njerëzish dhe i dislokuan.

Mbasi ra teoria e Shukriut, ditën e tretë doli teoria se Doktori  është trafikant droge. Nuk e kuptoni që doktor Rremën, siç e thërrasin në Dibër e njihnin të gjithë si njeri të ndershëm. E dinin shumë mirë çfarë familje kishte? Si mund t’i thoshin që doktor Rremi ishte trafikant droge, kur kishte 20 e ca vite që shërbente në Dibër?/java/a.k

Next Post
Historia e dhimbshme e tifozit, vdiq 45 minuta pasi u vizitua nga yjet e United

Historia e dhimbshme e tifozit, vdiq 45 minuta pasi u vizitua nga yjet e United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com