U mblodh sot për të dytën herë tryeza për reformën zgjedhore, pjesë e së cilës u bë edhe opozita joparlamentare.
Damian Gjiknuri përfaqësoi mazhorancën në tryezë, Rudina Hajdari opozitën parlamentare, Oerd Bylykbashi Partinë Demokratike dhe Petrit Vasili Lëvizjen Spcialiste për Integrim.
Duke folur në përfundim të tryezës, Damian Gjiknuri tha se u diskutuan kuotat gjiniore një pjesë rekomandimet e ODHIR, për çështjet mjaft specifike.
“Opozita mund të vijë me propozimet e tyre, konkrete dhe ne do i shqtyrtojmë”, u shpreh Gjiknuri.
Më tej tha se është bërë një punë e mirë edhe nga komisioni i mëparshëm dhe se në mbledhjen e sotme opozita mori përsipër për një pjesë të temave të merrte angazhimet e saj.
Sipas tij, brenda 15 marsit kjo punë duhet të përfundojë.
/a.r











