• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Opozita nga çadra thotë ik ti të vij unë…

by Java News
30/03/2017 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, njëkohësisht Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qarku që studiojnë në Tiranë. Në këtë takim ai shoqërohej nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, deputetët Edmond Leka, Fatmir Toçi, Andrea Marto, Sekretarja për Rininë Elisa Spiropali dhe kryetari i FRESSH-it Eljo Hysko.

“Vlora ka shumë arsye për të votuar Partinë Socialiste në mënyrë masive në zgjedhjet e 18 Qershorit. Ajo që po ndodh në Vlorë është një ndryshim epokal sepse vlonjatët e kanë ëndërruar. E kanë shkruar historinë me gjak dhe janë nga zonat që kanë qenë realisht jashtë vëmendjes së qeverive. Ajo çka po ndodh në Vlorë këto 4 vitet e fundit është transformuese por mbi të gjitha i jep shpresë të rinjve vlonjat”, u shpreh Gjiknuri.

Në vlerësimin e tij, Vlora ka një përspektivë të mrekullueshme falë investimeve të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. “Kemi nxjerrë synimin tonë që ta bëjmë Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm të Shqipërisë. Ajo duhet të jetë kryeqendra e dytë e Shqipërisë pasi i ka të gjitha mundësitë. Duhet që të gjithë bashkëmoshatarëve tuaj tua shpjegoni se çfarë po bën qeveria në Vlorë. Duhet ti merrni ata dhe të votoni për Partinë Socialiste sepse duhet ta garantojmë këtë rrugë zhvillimi e të mos e lëmë në mes”, nënvizoi Gjiknuri.

Të gjitha këto, vijoi kordinatori politik i Qarkut të Vlorës, do të vihedhin në pikëpyetje nëse vendi do të merrte një rrugë tjetër. Sipas tij, ka njerëz në Shqipëri, që pavarësisht se nuk reflektojnë shpirtin popullor, apo shumicën e asaj që ndjejnë shqiptarët, duan ta frenojnë këtë zhvillim duke krijuar kriza artificiale.

“Siç është futur opozita në çadër dhe kërkon atë që është absurde: ik ti që të vi unë, dua të bëj qeveri teknike se nuk i fitoj dot zgjedhjet. Jo, kjo është antikushtetuese. Zgjedhjet janë pronë e popullit dhe nuk janë pronë e partive. Partia Socialiste, pavarësisht se çfarë do të bëjë opozita, ka detyrën ligjore dhe detyrimin kushtetues që të hyjë në zgjedhje dhe të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve. Kështu na ka mandatuar populli dhe është ai që gjykon. Nuk gjykojnë një apo dy individë që shikojnë shanset e tyre të marxhinalizuara për të marrë peng një vend të tërë duke thënë nuk do hyjmë në zgjedhje. Ne do shkojmë drejt zgjedhjeve për të përmbushur detyrimin kushtetues dhe për të mos e lënë në mes të rrugës ëndrrën e shqiptarëve, ëndrrën e vlonjatëve, e cila nëse vendi do të hynte në një rrugë tjetër të pashkelur do të vihej në rrezik”, u shpreh Gjiknuri.

Next Post
Ish-lojtari i Chelsea:“Nëse e shisni Hazardin në Real, hiqeni abonimin tim vjetor”

Ish-lojtari i Chelsea:“Nëse e shisni Hazardin në Real, hiqeni abonimin tim vjetor”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In