• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri në Sarandë: Rruga hyrëse do të përfundojë para sezonit turistik

by Java News
11/03/2018 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe deputetin e zonës Alket Hyseni vizituan këtë fundjavë Xhaminë e Gjin Aleksit në Russan të Delvinës. Kjo xhami po rikonstruktohet pas një bashkëpunimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Musliman.

“Saranda është një qytet që gjithmonë do të ketë sihariqe sepse është një vend ku turizmi ka zhvillim e padyshim mbetet në vëmendjen e qeverisë shqiptare. Rruga hyrëse e Sarandës do të përfundojë përpara sezonit turistik, duhet thënë se vonesat kanë ardhur për shkak se nuk ishin parashikuar fonde për vitin e kaluar. Janë marrë masat në buxhetin e këtij viti që ajo rrugë të përfundojë dhe të jetë funksionale tashmë me të gjitha parametrat e duhura”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Nga ana tjetër, ai sqaroi se këtë vit do të fillojnë edhe punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë çka do ta afrojë qytetin e Sarandës edhe më shumë me Tiranën apo pjesën tjetër të vendit.

“Do të jetë kështu një impuls jashtëzakonisht i madh për gjithë aktivitetin turistik të Sarandës. Brenda pranverës do të përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që unë kam bindjen se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do ti shërbejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim. Pse jo, kemi folur edhe për mundësinë e vazhdimit të investimeve për Portin e Sarandës në mënyrë që të zgjerohet kalata. Ky është një projekt që do të dojë disa vite pasi ka interes nga krocerat për të pasur Sarandën stacion të përditshëm gjatë sezonit turistik”, theksoi Gjiknuri.

a.ç

Next Post
Dyndje drejt bregdetit, fluksi dhe dy aksidente rëndojnë trafikun në aksin Tiranë-Durrës

Dyndje drejt bregdetit, fluksi dhe dy aksidente rëndojnë trafikun në aksin Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In