• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri, mesazh banorëve të “Astirit”: Qira për familjet e prekura dhe banesa sociale

by Java News
25/11/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në qytetin e Gramshit ku mori pjesë në inaugurimin e një pallati të ri me banesa sociale ku do të strehohen disa prej banorëve të fshatit Drizë që u prekën nga projekti i ndërtimit të Kaskadës së Devollit.

“Erdha këtu për të parë përfundimet e një tjetër objekti të natyrës sociale i cili është pjesë e projektit të Devoll Hydropoëer në bashkëpunim me Bashkinë e Gramshit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky objekt realizon sistemimin e një pjese të banorëve që preken nga zhvillimi i projektit të Kaskadës së Devollit. Për një pjesë tjetër janë ndërtuar shtëpi të reja. Pjesa e mbetur që nuk kishte as tokë është sistemuar këtu në qytetin e Gramshit”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Sipas tij, gjatë periudhës nga lëvizja prej banesave të vjetra deri më sot, këta banorë janë trajtuar me qira nga Bashkia e Gramshit dhe me mbështetjen e qeverisë. Më tej, Gjiknuri u ndal edhe tek rasti i Gramshit si një model edhe për trajtimin e banorëve në projektet publike në Tiranë siç është Unaza e Madhe.

“Ne po ndërtojmë edhe shembujt konkret ku banorët që afektohen nga projektet publike do të gjejnë zgjidhje nëpërmjet pagesës dhe këtu i referohem edhe rastit të Unazës së Madhe të Tiranës. Do të trajtohen me tre vite qira të paguar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetur nga qeveria siç është edhe rasti këtu në Gramsh që u paguan nga bashkia. Gjithashtu, do të shikohen me trajtim preferencial për banesa sociale ose kredi të buta për strehimin e tyre. Zgjidhjet nuk mungojnë, ne jemi duke i implementuar këto në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku preken nga projekte madhore. Mendoj se ky është një rast konkret që ky projekt mund të zbatohet edhe në Tiranë”, theksoi Gjiknuri.

Kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani gjithashtu tha se zgjidhja që u jepet banorëve të fshatit Drizë me këtë pallat me banesa sociale është optimale.

“Ne kemi dy vjet që këta qytetarë i trajtojmë me qira. Kemi hartuar të gjithë procedurën e nevojshme që ata të hyjnë në këto banesa të reja që me kënaqësi e konstatoj se është me standarde shumë të mira të ndërtimit. Besoj që edhe qytetarët do të ndjehen komod dhe mirë në këtë pallat”, nënvizoi Dollani.

Next Post
VIDEO/ Tentoi të godasë Ramën me këpucë, burg 50-vjeçarit

VIDEO/ Tentoi të godasë Ramën me këpucë, burg 50-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In