Damian Gjiknuri, koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, i bën thirrje opozitës që të pranojë ofertën e mazhorancën dhe të futet në zgjedhje. Ai theksoi se për hir të konsensusit edhe mund të tolerohet edhe pse qeveria është e panegociueshme.
“Ne presim që opozita të pranojë kompromisin e afruar, një kompromis që asnjë opozitë e botës nuk e ka pasur e jo më në Shqipëri kur ka qenë qeveria e Sali Berishës. Për ne, një gjë është e panegociueshme; Kushtetuta papërcaktuar kur zhvillohen zgjedhjet. Mund të ketë tolerancë për pak ditë, por shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje sa më shpejt dhe opozita të marrë ato gjëra që i takojnë”, tha ai.
ma.me