• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Ja pse është koha të kemi administratë zgjedhore të depolitizuar

by Java News
01/04/2022 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, propozon që administrata zgjedhore në Shqipëri të shkojë drejt depolitizimit të saj. Në një intervistë për A2CNN, Gjiknuri thekson se gjëja më e rëndësishme për t’u përmirësuar është çështja e administratës politike, gjë që u pa edhe në zgjedhjet e fundit në Vorë, ku PD nuk gjente anëtarë për komisionin.
“Përsa i përket reformës zgjedhore, natyrshëm Partia Demokratike është në një kaos tashmë. Është shumë e vështirë, siç e shikoj unë politikisht, që ata të mund të formatohen dhe të kenë një strategji të caktuar për Kodin Elektoral. Besoj do u duhet akoma kohë për të rregulluar punët e shtëpisë së tyre. Ju e dini, e keni parë këto ditë, ka debate të mëdha në Partinë Demokratike.

Do të shikojmë sesi do të shkojë situata, nuk mund të parashikojmë. Unë e kam thënë, dikush mendoi se pas 6 marsit ishte fillimi i fundit të shkërmoqjes, por unë kam frikë se është fundi i fillimit. Pra, kaosi në PD do vazhdojë gjatë. Kjo do sjellë vështirësi në kohezionin politik të opozitës. Megjithatë, një gjë është e rëndësishme dhe mua kjo më qetëson që, vendit nuk i bëhet ndonjë dëm nga mosbërja e Reformës Zgjedhore. Ne kemi një Kod Zgjedhor mëse të mirë, që nuk ka ndonjë gjë për t’u përmirësuar. Për mendimin tim gjëja më e rëndësishme për tu përmirësuar aty është çështja e administratës politike, gjë që u pa edhe në zgjedhjet e fundit në Vorë ku PD nuk gjente anëtarë për komisionin.

Kjo mund të jetë një reformë e mirë për t’u zhvilluar. Pra, kjo është gjëja më e madhe për t’u ndryshuar. Pjesa tjetër janë gjëra teknike. Për zgjedhjet vendore, reforma zgjedhore nuk është se ka ndonjë vlerë, sepse aty janë zgjedhje të mirëfillta mazhoritare. Ligji është shumë i mirë dhe i adreson të gjitha situatat. Ne patëm zgjedhje vendore në 6 mars në 6 bashki dhe nuk pati ndonjë problem me zbatimin e ligjit zgjedhor. Komisionerët politikë nuk kanë pse të jenë më, sepse procesi është plotësisht i automatizuar. Identifikimi i zgjedhësve bëhet nëpërmjet kartës së identitetit, vendosjes së shenjës së gishtit, që mblidhet dhe krahasohet nesër me faktin që u krahasuan, parandalojnë shumë shumë tentativa për votim të dyfishtë, dhe kemi listë elektronike në qendrën e votimit. Nga kjo pikëpamje nuk e di pse duhen më komisionerët politikë. Megjithatë ne jemi në pritje dhe për këtë çështje ”, shprehet Gjiknuri. A2CNN

Next Post
DOKUMENTI/ PD, kallëzim penal për anëtarët e PS dhe LSI në KZAZ e Vorës: Po minojnë procesin

Debati i plotë zbardhet nga media/ Grupi i PD-së krejt i ndarë prej Berishës. Ish-kryeministri flet si kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In