• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjiknuri fton investitorët turq në gazifikimin e Shqipërisë

by
13/05/2015 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

inistri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ftoi të mërkurën investitorët turq që të investojnë në energji, miniera dhe për zhvillimin e tregut të ri të gazit në Shqipëri, si fusha që paraqesin shumë interes.

Pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron vizitën e Presidentit të Republikës së Turqisë, Tayyp Erdogan në Tiranë, grupi i investitorëve turq zhvilloi sot një takim me ministrin Gjiknuri për t’u njohur me mundësitë për investime në vendin tonë.

Ministri shpjegoi rëndësinë për nga interesi me investime që paraqet zhvillimi i sektorit të gazit.

“Tani po punojmë për përgatitjen e Masterplanit për gazifikimin e vendit, i cili hap një sektor të rëndësishëm për investimet e reja”, tha Gjiknuri.

Gjinuri-me-investitoret-turq.Foto-Flor-Abazaj-1

Ai u shpjegoi investitorëve turq se këto investime parashikohen të përfshijnë si sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, ashtu dhe të përdorimit për konsum me ndërtimin e projektit të Korridorit të Jugut të Gazit, TAP.

“Turqia ka një përvojë relativisht të re në këtë fushë dhe jeni të mirëpritur”, tha Gjiknuri, duke paraqitur interesimin për zhvillimin e një tregu krejt të ri që pritet të zhvillohet me ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Ministri i MEI-t paraqiti punën që po bën Qeveria për zhvillimin e projekteve të reja në sektorin e energjisë elektrike, duke pohuar se qeveria po punon fort për krijimin e infrastrukturës energjetike me investimet në transmetim, shpërndarje.

“Brenda vitit 2020 qeveria do të investojë 420 milionë dollarë në sektorin e shpërndarjes dhe transmetimit, ndërsa pritet që 500 milionë dollarë të investohen nga sektori publik”, theksoi ministri Gjiknuri.

Ai ftoi investimet turke që ta shikojnë këtë sektor me përparësi, pasi shumë probleme si niveli i lartë i humbjeve, problemet financiare për prodhuesit privatë janë korigjuar.

“Sipas përllogaritjeve tona, kemi kapacitet për 3 gigavat fuqi të instaluar shtesë”, tha ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Next Post

VIDEO/ Amber Rose: Të pasmet i kam origjinale, prekini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In